LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon sërish moti/ Mësoni çfarë pritet në orët në vijim

2 Shkurt 2020, 07:23, Sociale CNA
Ndryshon sërish moti/ Mësoni çfarë pritet në

Dita e sotme ka nisur sërish me vranësira në të gjithë territorin.

Më të dukshme paraqiten në Veri-Qendër të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell shpeshtim të vranësirave në gjithë zonën perëndimore por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale por mbeten konstante në ato maksimale duke u luhatur nga 1°C mëngjesi në zonat malore deri në 17 °C mesdita në zonat e ulëta dhe bregdet.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Lajmet e fundit nga