Connect with Us

Kryeministrja Brnabiç kundër koalicionit VV-LDK/ Lista Serbe nuk e përkrah qeverinë e re

Kosova & Rajoni

Kryeministrja Brnabiç kundër koalicionit VV-LDK/ Lista Serbe nuk e përkrah qeverinë e re

Publikuar

-

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, nuk e ka përkrahur aspak krijimin e qeverisë së re të Kosovës, me arritjen e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, Brnabiç tha se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë së re.

“Lista Serbe, e cila fitoi 10 nga 10 vendet e saj, ka vendosur të mos mbështesë formimin e kësaj Qeverie”, deklaroi ajo, ndërsa pretendon se serbët në Kosovë janë më të fortë se kurrë në të kaluarën.

Ajo tregoi se gjatë mbledhjes, ku mori pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç, diskutuan për zbatimin e programit “Serbia 2025”,

LEXO EDHE:  Zgjidhet kriza në Itali/ Conte merr detyrën për formimin e qeverisë

“Me këtë projekt, ne kemi ndarë 150 milionë për projekte në Kosovë, për fuqizim ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës” , theksoi kryeministrja e Serbisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Të vërtetat e Lulit dhe të gjitha gënjeshtrat e medias, që i quan të qeverisë

LEXO EDHE:  Taksat e reja, Qeveria sulmon biznesin vendas

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  “Kosova është shtet i pavarur”/ Si u censurua fjala e Macron në Beograd

LEXO EDHE:  Penguan fjalën e Ballës për mediat/ Mehmetaj fajëson qeverinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Pritshmëritë e Kosovës nga takimi i Berlinit

LEXO EDHE:  PD-së i mungon Gandi/ Luli “zjarrfikësi” i urrejtjes popullore

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE