LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi!/ Mjekët italianë japin lajmin e mirë, arrijnë të izolojnë virusin

2 Shkurt 2020, 14:53, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi!/ Mjekët italianë japin lajmin e mirë, arrijnë

Italia ka marrë masa paraprake për të izoluar koronavirusin i cili deri më tani ka marrë jetën e 304 personave dhe mbi 14 mijë të tjerë janë infektuar.

Izolimi i koronavirusit, do të bëhet falë një vaksine që po provon tek një çift kinez që është infektuar, të cilët po mbahen të izoluar derisa të dalin rezultatet.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, gjatë një konference për mediat, ka bërë me dije se zbulimi është arritur nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani, ku prej disa ditësh qëndrojnë të izoluar e nën kurim çifti i turistëve kinezë të infektuar nga koronavirus.

?Tani kemi më shumë mundësi për ta bllokuar sa më mirë e shpejt përhapjen e këtij virusi,? deklaron ministri italian në selinë e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës./CNA.al

Lajmet e fundit nga