LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha përshëndet koalicionin VV-LDK/ “Akt ndershmërie dhe pjekurie politike”

2 Shkurt 2020, 13:14, Politikë CNA
Basha përshëndet koalicionin VV-LDK/ “Akt ndershmërie dhe

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për krijimin e qeverisë në Kosovë, pas firmosjes së një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Basha e cilëson këtë si një akt ndershmërie dhe pjekurie politike të një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK.

Kreu i opozitës përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën e tyre LDK për marrëveshjen e arritur, në emrin e tij dhe të Partisë Demokratike.

?Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës.

Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazëror?, thekson Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga