LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vjedhja të ka hedhur trutë e hajdutit”/ Berisha “bën për ujë të ftohtë” Ramën

1 Shkurt 2020, 15:01, Politikë CNA
“Vjedhja të ka hedhur trutë e hajdutit”/ Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite në spitalin e Vlorës, ku tha se ?deri dje doktorët ua hapnin barkun me pinca pacientëve?.

Mirëpo Berisha akuzon Ramën se vjedhja e ka degjeneruar më shumë se psikoza dhe droga, pasi pretendon se barku nuk është hapur kurrë me pinca, por vjedhja me PPP-të e sterilizimit i ka verbuar sytë e mendjes.

Ish lideri i demokratëve e quan Ramën skizofren të degraduar në shkallë ekstreme nga vjedhja, ndërsa pretendon se kjo deklaratë u bë vetëm e vetëm për të justifikuar vjedhjen e tmerrshme që bëri me mikun e tij murator të parave te takspaguesve shqiptarë me PPP e sterilizimit.

?Të thuash se deri dje hapnin barkun me pinca, gjë që nuk ka ndodhur as në kohën e Hipokratit dhe as xherrahve të mesjetës, do të thote ose je i sëmure psiqik i degraduar tërësisht që nuk di se çfarë flet ose je një injorant absolut ose hajdut që vjedhja të ka decerebruar (hequr trurin) plotësisht sepse njeri në botë normale një deklaratë të tillë nuk i lejon kurrë vetes ta bëjë!?, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Sipas ish kryeministrit, me një deklaratë të tillë Rama fyen dhe poshtëron jo vetëm një vend dhe një popull, por fyen edhe qindra e qindra mjekë kirurgë që në dhjetëra mijëra operacione të tyre kanë shpëtuar dhjetëra mijëra jetë.

?Vjedhja të ka hedhur trutë e hajdutit. Rama zhduku!?, nënvizon Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga