Connect with Us

Vidhnin banesa në Fier/ Gjykata lë në burg 4 të rinjtë

Kronika

Vidhnin banesa në Fier/ Gjykata lë në burg 4 të rinjtë

Publikuar

-

Gjykata e Fierit jep masat e sigurisë për hajdutët e banesave në Cakran.

Mësohet se Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për shtetasit me inicale A.L. 26  vjeç, E.D 34 vjeç, A.L. 31 vjeç dhe L.N. 24 vjeç.

4 të rinjtë, tre prej të cilëve me banim në Vlorë, kryenin vjedhje të ndryshme në zonën e Fierit.

Në sajë të materialeve të administruara dhe veprimeve hetimore, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të rasteve të mëposhtme të vjedhjes së banesave:

1.Në datën 30.05.2019, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases E. M., ku kanë marrë 5 milion lekë, disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri.
2. Në datën 19.11.2019, në fshatin Kafaraj, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit J. B., ku kanë marrë një sasi parash dhe pajisje elektroshtëpiake.
3. Në datën 13.11.2019, në fshatin Frakull e Madhe, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. H., ku kanë marrë 1 milion e 700 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.
4. Në datën 23.01.2020, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. N., ku kanë marrë 2 milion e 800 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri./ CNA.al

Ishin kthyer në tmerrin e banorëve/ Goditet grupi i rrezikshëm në Fier

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Publikuar

-

Nga

Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 30 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një ndërtesë në Santhià (Vercelli), ku kishte shkuar për të vjedhur një apartament.

Së bashku me një person tjetër, ai hyri në një banesë të vjedhë por ishte frikësuar nga zhurmat që vinin nga shtëpia.

Pronarët e banesës kishin shkuar me pushime, ndërsa autoritetet u njoftuan nga komshinjtë. Karabinierët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën shqiptarin që kishte rënë nga 30 metra lartësi.



LEXO EDHE:  Rama në Kafaraj: Të gjitha serat e dëmtuara do të rindërtohen

Mediat italiane raportojnë se viktima, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme gjatë transportit për në spital.

LEXO EDHE:  Droga në Kavajë/ Gjykata jep vendimin për trafikantët

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij zbriti me anë të një tubi dhe shpëtoi nga duart e policisë së shtetit fqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Publikuar

-

Nga

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që theri nënën me thikë, nuk është denoncuar asnjëherë nga familjarët për dhunën sistematike që ka ushtruar.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë duke bërë të ditur nga njëra anë se ky person është evidentuar nga strukturat e policisë si njeri i dhunshëm.

Firdes Çekiçi

Por nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë denoncim të mundshëm nga familjarët për dhunë ndaj tyre.



LEXO EDHE:  Fier/ Shfrytëzoi për prostitucion një shtetase, në pranga tutori

Nëna e tij në asnjë rast nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga ana e  policisë.

LEXO EDHE:  Fier/ Shfrytëzoi për prostitucion një shtetase, në pranga tutori

Firdes Çekiçi u vra në moshën 70-vjeçare nga djali i saj, Olsi. Ky i fundit është me problem mendore. Ai i preu nënës kokën me thikë dhe më pas ja vari tek porta e shtëpisë. E gjithë lagjja është e tronditur nga kjo ngjarje. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Publikuar

-

Nga

Zjarr në Ksamil/ Përfshihet nga flakët ullishtja

Një ullishte është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Ksamil.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në ullishten në një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit.



Nga informacionet paraprake, nuk bëhet me dije për shkaqet e zjarrit, ndonëse dyshohet të jetë I qëllimshëm.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE