LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë”/ Policia rrugore ndëshkon drejtuesit: Mos fluturoni

1 Shkurt 2020, 07:20, Kronika CNA
Video-“Shpejtësi në kufijtë e

Ashtu si çdo fundjavë Policinë Rrugore bën të ditur se edhe gjatë natës së kaluar ka vijuar kontrollet për të sensibilizuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar me shpejtësi brenda normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Kështu, mësohet se prej orës 21.00 të datës 31.01.2020 e deri në orën 01.20, të mëngjesit të datës 01.02.2020, në të dyja kahet e lëvizjes Tiranë -Durrës – Tiranë, ka vijuar kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit u evidentuan 8 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 140 km/h deri në 156 km/h, si dhe 15 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese tërheqje të lejes së drejtimit.

Po ashtu policia e shtetit iu drejton një mesazh të fortë drejtuesve të mjeteve.

?Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq…

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurtë, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga