Connect with Us

Video-A ka turp Lulzim Basha ?!

Politikë

Video-A ka turp Lulzim Basha ?!

Publikuar

-

Në maj të vitit 2017, pasi kishte gënjyer demokratët dhe i ngujoi në çadër, i tradhëtoi këta të fundit, duke u ulur në tryezë me kryeministrin Edi Rama.

Mori pothuajse gjysmën e qeverisë, dhe hyri në zgjedhje me Ramën, duke i shkaktuar një katastrofë elektorale Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Partia Demokratike mori rreth 230 mijë vota më pak se katër vite më parë.

Pas zgjedhjeve, në një debat të zhvilluar në sallën e parlamentit me kryeministrin Edi Rama në shtator të vitit 2017, Basha deklaronte se marrëveshja ka vdekur.

“Marrëveshja me ty ka vdekur. Të të besoj një herë dhe ti nuk e mban fjalën, është turp për ty. Të të besoj dy herë dhe ti nuk e mban fjalën është turp për mua”.-iu drejtua Basha Ramës, rreth dy vite më parë.

Pra, duket si një lloj autokritike apo ndjesë publike e Lulzim Bashës, i cili justifikohej se Rama e ka gënjyer.

Por, çfarë ndodhi më tej.

Në shkurt 2019, Lulzim Basha filloi protesta dhe pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt ndërmori një veprim ekstrem,  të padëgjuar në historinë e demokracisë në Shqipëri. Dogji mandatet e deputetëve, duke i lënë demokratët të papërfaqësuar në parlament dhe duke i dhuruar Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese, të cilën nuk ia dhanë shqiptarët.

basha

Për më tepër bojkotoi edhe zgjedhjet vendore, duke i falur Ramës në tavolinë 61 bashki, pra edhe pushtetin vendor.

LEXO EDHE:  "Jeta luksoze e Ramës"/ PD: Përdor gruan për tu mbrojtur

Por, tashmë pas rreth një viti përplasje e dhune, pasi tha se nuk tërhiqej nga kërkesa për qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme, u tërhoq nga gjithçka dhe u ul në tryezë sërish me Edi Ramën.

Tashmë Damiani u bë i mirë dhe Basha ka dërguar përfaqësuesit e tij në të ashtuquajturin Këshilli Politik, për Reformën Zgjedhore.

Ndërsa një ditë më parë, në një intervistë për ABC Neës, Basha tha se “Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qendrim që ne nuk tërhieqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore”.

Por, a nuk ishte qeveri tranzitore për rreth dy muaj në 2017, kishte pothuajse gjysmën e qeverisë, kishte drejtorët kryesorë të cilët pretendohet se mund të ndërhynin në zgjedhje dhe rezultati ishte katastrofik për PD-në.

Po, tani çfarë ka ndryshuar për Lulzim Bashën? Apo thjeshtë Luli nuk ka turp.

Tani, Luli rri me shpresën se nuk do ta gënjej dy herë, apo e di që është i gënjyer dhe nuk di çfërë të bëjë.

Më poshtë video ku Lulzim Basha e thotë me gojën e tij që një herë Rama e ka gënjyer./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha shpall fitoren/ Mbrëmje të këndëshme për të gjithë

LEXO EDHE:  Topalli kritika Bashës/ Të shtojë protestat, vendi në udhëkryq!

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  “Jeta luksoze e Ramës”/ PD: Përdor gruan për tu mbrojtur

LEXO EDHE:  Qytetarët sulmojnë kryeministrin/ Akuza Bashës se është ushtar i Ramës

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE