LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritan Kalo zbulon simptomat e koronavirusit/ Ja masat që duhet të merren për t’u mbrojtur

1 Shkurt 2020, 18:02, Sociale CNA
Tritan Kalo zbulon simptomat e koronavirusit/ Ja masat që duhet të

Mjeku infeksionist i QSUT-së Tritan Kalo tha se në Shqipëri nuk ka asnjë alarm lidhur me koronavirusin, që ka shkaktuar mbi 250 viktima në Kinë.

Përsa i përket emergjencës globale të shpallur Organizata Botërore e Shëndetit, Kalo tha se kjo që u bë, pasi koronavirus është një virus i ri, i panjohur shumë.

Mjeku tregoi se shenjat për këtë virus, janë si ato të një gripi të thjeshtë, kryesisht si kolla, vështirësia në frymëmarrje dhe temperatura.

?Një mjek francez që i ka shërbyer pacientëve, e ka marrë koronavirusin. Ekziston infektimi ndërhuman. Sipas një shkalle të infektimit, 1 person i i nfektuar mund të infekojë jo më shumë se 2.2 të tjerë. Fruthi mund të infektojë më shumë se 8 të painfektuar. Shenjat janë si për gripin stinor. Simptomat klinike janë të njëjta. Temperaturë, dhimbje koke. Nuk dallohet vetëm me izolimin e pacientit.

Po të shohësh me kujdes ka pacientë në të gjithë Kinën. Dhe të prekurit duhet të ndiqen me kujdes.  Trajtimi është maksimumi 14 ditë. Pra në kaq ditë të mbahen në Kinë, të observohen dhe nëse kanë simptoma si gripi mbahen, nëse nuk kanë lejohen.  Por edhe nëse kanë simptoma duhet që të përcaktohen nëse ka grip të thjeshtë sezonal apo koronavirus?, u shpreh Kalo në emisionin ?Kjo Javë?.

Mjeku tha se po punohet për gjetjen e një kure, ndërsa zbuloi se mjekët shqetësohen , pasi më e mira është që virusi të parandalohet pa u prekur dikush. Gjithashtu ai tregoi edhe se si duhet të mbrohemi për të mos u prekur nga koronavirusi.

?Siç mbrohemi nga gripi, të mos shkojmë në vende që ka shumë njerëz. Kur kemi temperaturë, shenja gripi, të mos shkojmë në shkollë apo çerdhe, të ushqehemi mirë, e mbi të gjitha të respektojmë higjienën vetjake. Dora duhet larë shpesh, sepse është vendi kryesor që preket nga infeksionet. 40% e infeksionet vijnë nga një dorë e papastër. Duhen ushqime me vitaminë C, agrumet. Vitamina C nuk ka kufij në përdorim. Mund të merrni sa të doni?, theksoi Kalo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga