LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi/ Sa herë e kanë gënjyer Lulin

1 Shkurt 2020, 12:33, Politikë CNA
Sondazhi/ Sa herë e kanë gënjyer Lulin

Në shtator të vitit 2017, pas katastrofës elektorale që Partia Demokratike pësoi në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, Lulzim Basha tha se marrëveshja e 18 majit mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka vdekur.

Për më tepër gjatë një seance plenare, Basha u justifikua, duke thënë se Rama e kishte gënjyer.

?Të të besoj një herë dhe ti nuk e mban fjalën, është turp për ty. Të të besoj dy herë dhe ti nuk e mban fjalën është turp për mua?.-iu drejtua Basha Ramës, rreth dy vite më parë.

Por, faktet tregojnë se Luli vazhdon të ?gënjehet? nga Rama, ndërsa një ditë më parë e pranoi vetë publikisht marrëveshjen me kryeministrin.

Ditën e djeshme, Lulzim Basha në një intervistë për Abcneës, konfirmoi marrëveshjen e radhës me Ramën, ndërsa theksoi se ?Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qendrim që ne nuk tërhiqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore?.

Por, vetë Basha e thënë me gojën e tij që një herë Rama e ka gënjyer.

Por, ne kemi një pyetje për lexuesit tanë. Sa herë mendoni se është gënjyer Lulzim Basha?

Votoni më poshtë nëpërmjet komenteve tuaja./ CNA.al

Video-A ka turp Lulzim Basha ?!

Lajmet e fundit nga