Connect with Us

Puna, financat, dashuria/ Mësoni çfarë parashikojnë yjet për muajin shkurt 2020

Sociale

Puna, financat, dashuria/ Mësoni çfarë parashikojnë yjet për muajin shkurt 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Këtë muaj do ketë edhe trazira ne jetën tuaj, mirëpo me pak kujdes dhe ndihme nga te afërmit do ja dilni mbanë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë vështirësi javët e para dhe nuk do merren vesh me partneret. Këshilla e yjeve është te analizoni me kujdes çfarë doni te bëni si dhe te respektoni mendimin e tjetrit. Beqaret do jene te gatshëm edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm. Gjendja shëndetësore do jete delikate. Mbrohuni nga ndryshimet e temperaturave dhe kujdes me ushqimet qe do konsumoni. Perimet, frutat dhe lëngjet e ngrohta duhen privilegjuar. Financat nuk do jene shume te mire sidomos dy javët e para. Duhen marre masa sa me pare. Ne pune nga ana tjetër do ju dalin pengesa e vështirësi pa fund, por nëse nuk dorëzoheni mund t’i kaloni te gjitha sfidat. Qetësia është pika juaj e forte.

DEMI 21. prill – 21. maj

Tre javët e para te muajit do jene intensive dhe paksa te vështira për ju. Mundohuni te mos nxitoheni dhe te dëgjoni këshillat e te afërmve. Ne asnjë mënyrë mos u qani dhe mos e lëshoni veten sepse bëheni me te dobët. Ata qe janë ne një lidhje nuk do ja kalojnë mire javët e para. Partneri do jete i zënë me angazhime dhe do i lere disi pas dore. Tregohuni me te kuptueshëm sepse ne te vërtetë ai ju do pa fund. Beqaret duhet te joshin me maturi. Periudha më me fat do jete nga data 12-25. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë vështirësi e probleme. Dhjete ditët e para do ndiheni pa energji dhe si te trullosur. Financat do i mbani nen kujdes dhe do mundoheni qe ta përmirësoni nga pak gjendjen. Ne pune nuk do ju dalin shume vështirësi, prandaj do arrini me pare objektivin qe i kishit vene vetes.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Këtë muaj miqtë apo familjaret do kenë shume nevoje për mbështetjen tuaj. Edhe pse mund te jeni te ngarkuar duhet te gjeni pak kohe për ta. Jeta ne çift do pushtohet kryesisht nga rutina. Nuk pritet asgjë e veçante apo e jashtëzakonshme. Kujdes sepse po vazhduat kështu do mërziteni shpejt. Beqaret do marrin propozime qe ditët e para te muajit. Nëse vërtet ju interesojnë mos u ndalni, nëse jo prisni edhe pak kohe. Shëndeti do jete i qete javët e para, por me pas mund te keni disa shqetësime te vogla si pasoje e pagjumësisë dhe dietave strikte. Financat here pas here mund te kenë edhe tronditje te vogla. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni. Ne pune do ju duhet te ruani qetësinë sepse keni për te realizuar projekte te mëdha. Disa kolege do ju japin mbështetjen e tyre.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do jeni kreative gjate gjithë këtij muaji dhe do e ndryshoni rutinën e jetës suaj. Ata qe janë ne një lidhje do i përkushtohen me tepër partnerit te tyre dhe do ia shprehin pa fund ndjenjat. Ne fund te muajit do jeni me te zënë me pune dhe nuk do keni shume kohe për partnerin, megjithatë ai do ju kuptoje. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës derisa ta gjejnë personin e përshtatshëm. Java e dyte do jete me e begata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do prekeni nga viruset e stinës, por stresi do ju beje te ndiheni gjithë kohës nen tension. Ne plani financuar do keni ide te mira dhe do dilni shpejt nga situata delikate. Ne pune do jeni te vëmendshëm dhe te guximshëm. Gjithçka qe do dëshironi do mund t’iu plotësohet dhe do ndiheni mjaft krenare për veten.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Këtë muaj do jeni pozitive dhe do e merrni gjithçka me optimizëm. Nëse do ju dalin sfida do mundoheni t’i zgjidhni dhe nuk do e lëshoni veten aspak. Ata qe janë ne një lidhje nuk do jene me posesive përkundrazi do e trajtojnë me delikatese partnerin dhe do dashurohen pa mbarim. Beqaret do mahniten nga një person qe do takojnë papritur dhe do bien koke e këmbë ne dashuri me te. Mos prisni shume kohe për t’ia shprehur ndjenjat. Shëndeti do jete shume me i mire se disa kohe me pare. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi. Financat do jene te paqëndrueshme ne javën e pare. Duhet te ulni njëherë shpenzimet e me pas te merrni me riorganizimin e tyre. Ne pune do realizoni një projekt te cilin e keni pasur për zemër qe prej shume kohës. Do ecni ne baze te planeve dhe nuk do keni te papritura te pakëndshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Këtë muaj do jeni me te motivuar, me shprehës dhe me autonome. Mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi pasi te dëgjoni me kujdes këshillat e te afërmve. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një periudhe mjaft harmonike e te këndshme. Për çdo problem do flisni hapur me partnerin dhe nuk do lejoni qe gjendja te përkeqësohet me tepër. Beqaret ka shume mundësi te bien ne dashuri me dike qe me pare e kane tallur dhe e kane ulur. Shëndeti fizik nuk do jete i keq, ndërkohë qe ai moral do lere goxha për te dëshiruar. Ne planin financiar java e dyte do jete shume e ndërlikuar dhe delikate. Kërkoni ndihme pa qene vone. 10 ditët e fundit gjerat do ecin si duhet. Ne pune here pas here do ndiheni si te përhumbur dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Tregohuni shume te kujdesshëm.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Këtë muaj do kaloni me tepër kohe me njerëzit tuaj te dashur dhe kjo gjë do ua heqë disi mendjen nga problemet e se përditshmes. Çiftet do jene ata qe do kalojnë edhe momente delikate dhe te turbullta sidomos dy javët e para. Mundohuni t’i shprehni hatermbetjet dhe jo t’i mbani përbrenda sepse do vuani. Beqaret ka mundësi t’iu përgjigjen pozitivisht ftesave te disa personave dhe do fillojnë një lidhje me shpejt nga sa mendonin. Shëndeti nuk do jete i keq, por as shume i mire. Here pas here do ndiheni pa fuqi dhe do doni vetëm te qëndroni shtrire. Financat nuk do jene te këqija, por ju do jeni edhe me kërkues dhe do ndërmerrni rreziqe për t’i shtuar te ardhurat. Ne pune gjerat do ju ecin mire deri ne datën 20. Pas kësaj data mendohuni disa here para se te veproni.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Aktivitete te ndryshme do monopolizojnë vëmendjen tuaj gjate këtij muaji dhe ka mundësi te lini pas dore edhe gjera me rëndësi. Nëse jeni ne një lidhje mundohuni ta ndryshoni sa me pare rutinën qe ju ka bllokuar sepse situata sa do vije e do përkeqësohet. Beqaret do ndihen gati te bëjnë ndryshime dhe te përjetojnë emocione. Deri ne datën 17 do keni njohje pa fund, vetëm se nuk duhet te kërkoni gjera te ekzagjeruara. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Mos e lini stresin t’iu pushtoje sepse do përballeni me pasoja shume shpejt. Gjendja financiare do jete e qëndrueshme. Ne këtë sektor nuk do keni asnjë lloj problemi. Ne pune do keni nen kontroll gjithçka dhe gjithmonë do veproni me diplomaci. Para datën 21 mund t’iu behet edhe një propozim për ndryshim pozicioni.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Muaj përgjithësisht pozitiv do jete ky për te gjithë. Ne disa dite madje nuk do ndaleni se buzëqeshuri. Çiftet do kalojnë jave harmonike. Nuk do ketë aspak dyshime, xhelozi apo probleme te tjerat mes te dashuruarve. Javën e trete do kaloni me shume momente pasionante. Beqaret do i kenë te gjitha mjetet për te joshur personin qe pëlqejnë. Kujdes me ata qe e shohin veten si shume te bukur dhe krenohen për këtë gjë. Shëndeti ne disa dite mund te jete problematik, por gjithçka ka për t’u përmirësuar shpejt. Merrni kura me vitamina e proteina. Ne planin financiar gjerat kane për t’iu ecur mire fale zbatimit te këshillave qe ju kane dhënë specialistet. Do bëni edhe ndonjë investim te vogël. Ne pune gjithë muaji do jete pozitiv, por ne datën 23 përgatituni për shpërblime te majme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Këtë muaj duhet te mundoheni t’i zgjidhni sa me shpejt problemet qe keni pasur pasi nëse i lini pas dore situata mund te ndërlikohet me shume. Mos kërkoni me ngulm gjera te gabuara sepse do vuani tej mase. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te pranojnë propozimet qe do ju beje partneri i tyre pasi jo çdo gjë qe ai mendon se është mire mund te arrihet. Pas datës 6 dielli do ndriçoje me tepër. Beqaret edhe pse mund te ndihen mire me statusin qe kane nuk duhet t’i neglizhojnë ftesat qe do ju bëhen pasi asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje sepse do jete disi delikat. Për financat do mundoheni gjithë kohës dhe do arrini qe t’i përmirësoni. Ne pune do filloni projekte te reja te cilat do ju lodhin me tepër.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Mundohuni te mos e acaroni shume partnerin gjate këtij muaji sepse po filluan problemet nuk kane për t’u zgjidhur lehtësisht. Me tepër kujdes duhet te bëni javët e para. Ata qe kenë pasur probleme serioze duhet te mendojnë me mire për një ndarje. Beqaret duhet te presin datën 24 për te filluar lidhjen e ëndrrave. Do ju duket kohe e gjate, por ne fakt ka për te ikur sa hap e mbyll sytë. Shëndeti mund te ketë disa tronditje te vogla për shkak te stresit. Do bëni mire te relaksoheni here pas here dhe te pini çaj. Financat do mbeten te kënaqshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes. Po e tepruat do fillojnë edhe vështirësitë. Ne pune do punoni ne ekip dhe keni për te arritur rezultate me inkurajuese nga sa keni planifikuar. Miqtë e vjetër do jene ata qe do iu japin idetë me te vyera.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Muaj i ngrohte do jete ky për ata qe janë ne një lidhje. Do i përkushtoheni partnerit, por nuk do lini asnjëherë pas dore miqtë dhe familjaret. Pas datës 20 do ju duket sikur jeni ne muaj mjalti. Komunikimi i ngushte do jete ai qe do e mbaje gjithë kohës atmosferën te ngrohte. Beqaret mire është t’i bëjnë sytë katër para se te tentojnë te joshin dike pasi jo te gjithë janë ashtu si duken. Shmangni sa te mundni personat e mëdhenj ne moshe dhe qe kane pasur me pare lidhje afatgjata. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ne disa momente. Nuk do ndiheni shume te qete dhe do ju mungoje rezistenca. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë pasi gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte. Ne pune do i merrni gjerat me qetësi dhe kjo do jete pika juaj me e forte. Do jeni edhe luftarake ne çdo moment.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokohen 12 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka bllokuar një sasi të konsiderueshme lodra fëmijesh që tregtoheshin në vend.

Sipas të dhënave, testet laboratorike tregojnë se këto produkte kanë përmbajtje të lartë me mbi 30%  kimikate dhe toksina duke i bërë ato të rrezikshme për shëndetin.

Deri tani janë bllokuar 12 mijë lodra me përmbajtje ftalat e cila nuk duhet të ekzistojë në trupin e produktit, plumbi si dhe bisfenol.

“Janë bllokuar jo vetëm lodra por edhe produkte të tjera dhe të rrezikshme dhe të pamarkuara me markimin “CE”. Bëhet fjalë për 18 mijë produkte , 12 janë lodra ndërsa 6 mijë janë produkte të ndryshme si enë kuzhine, produkte elektrike, tharëse flokësh dhe kozmetika të ndryshme. Rezultonte se një pjesë e madhe e tyre me peshë toksinash, kimikatesh që ndodheshin në trupin e lodrës, kalonte mbi 30 % të trupit total të lodrës.

Produkte të tilla prej vitesh kanë qarkulluar në tregun shqiptar, ISHMT është institucion i ri ka vetëm 3 vite që është krijuar dhe ka pasur nevojë për kuadrin ligjor të veprimtarisë së tij dhe në këtë kuadër ne kemi pasur bashkëpunim me doganat, pasi pikat hyrëse janë futur në dogana, pasi këto produkte janë futur pa markimin “CE”, është shprehur kryeinspektori i ISHMT, Lavdrim Sahiti për Klan Tv.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e enjte, 8 Gusht 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi 25 Korrik 2016

Këto produkte që përdoren si tretës shkaktojnë probleme për organizmin e fëmijëve, pasi dëmton veshkat, organet e riprodhimit, diarre, irritim të fytyrës. Ato futen në pikat doganore shqiptare. Por përse ato nuk bllokohen në doganë kur janë të rrezikshme?

Sipas ekspertëve të ISHMT, deri tani doganat kanë funksionuar në bazë të riskut duke ushtruar kontrolle për alkoolin, akcizën apo karburantin. Produktet e sekuestruar të cilat janë pa markimin “CE” do të  asgjësohen.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me diell/ Temperaturat e motit për sot lënë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e djeshme, edhe e diela pritte të jetë një ditë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

LEXO TE PLOTE