LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Valbona Mezini/ Si i braktisi Luli punonjësit demokratë të Bashkisë së Selenicës ?

1 Shkurt 2020, 13:11, Opinione CNA
Nga Valbona Mezini/ Si i braktisi Luli punonjësit demokratë të

Sot mediat lajmëruan se u shkarkuan nga bashkia e Selenicës 70 punonjës. Në fakt kjo gjë pritej. Sa herë që ka rotacion pushteti në vend, ikën njëra palë dhe vjen njëra palë duke sjellë njërëzit e vet në pozicionet e punës. Por në rastin kur Lulzim Basha ia fali në tavolinë 61 bashki Edi Ramës,  nuk mendoi aspak për të gjithë ata demokratë që do të lironin vendin e punës në këmbim të fitores së socialistëve. Lulzim Basha e dinte fare mirë këtë gjë pavarësisht se sot vijon ti gënjëjë demokratët se mos i ikin nga gardhi, duke u premtuar se së shpejti në Shqipëri do të ketë zgjedhje.

Vijon ta bëjë këtë gjë paturpësisht edhe pse demokratët i gënjeu një herë me çadrën, i gënjeu disa herë me protestat, do ta rrëzoj tani do ta rrëzoj pastaj kundërshtarin po litik, vijon ti gënjejë akoma se do të hyj në zgjedhje dhe i vetmi që fiton në opozitë milionat është vetë ai BIZNESMENI Lulzim Basha. Por keqardhje kam për të gjithë demokratët të cilët i besuan e akoma po i besojnë duke mos gjetur guximin, jo ta heqin -se këtë nuk e bëjnë dot, pasi ai partinë tashmë e ka biznes familjar,  por të dalin nga gardhi dhe të ndërtojnë një forcë të re të djathtë, të parimeve dhe meritokracisë, larg nga të qenurit Pazar Familjar i mirëfilltë.

Bindja Demokratike ishte ëndërra për t?u dhënë shpresë çdo të djathti që i thotë vetes demokrat pasi u themelua për të krijuar një parti të vlerave demokratike e auroatlantike. Ndërkohë që Basha sot e ka kthyer partinë me orinetim lindor ?rus duke u akuzuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për pastrim parash.

Bindja Demokratike hyri në zgjedhje lokale 2019 për t?iu dhënë një alternativë gjithë demokratëve që u shitën për numra tek Rama, duke ua lënë në tavolinë hapur në Pazar, vendet e tyre të punës pasi dihej se lënia qëllimisht 61 bashki Ramës, smund të jetë tjetër veç një Pazar në kurriz të demokratëve dhe ish funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike, për të fuqizuar pambarimisht kundërshtarin politik dhe për të vdekur të djathtën e vërtetë.

Bindja Demokratike u krijua sepse ka si qëllim të jetë  një forcë graviteti për të djathtët e lënë në pazare me kundërshtarin, ndaj edhe në zgjedhjet lokale, u kërkoi demokratëve të Selenicës dhe jovetëm, atyre të gjithë Shqipërisë të bashkoheshin nën parimet dhe dëshirën për të krijuar meritokracinë ku punëtori dhe shqiptarët shpërblehen për punën dhe jo tregtohen si domate në Pazare politike.

Ndaj sot mu dhimbsën të gjithë ata demokratë në Selenicë, të cilët i dëbuan nga vendet e punës të shkarkuar në mënyrë kolektive, për arsye pa arsye, por me dakordësi e vullnet të plotë nga ?Kryetari? pa këllqe i PD.

Sikurse mu dhimbsën edhe ata që nuk jetojnë në Selenicë, por në të gjithë Shqipërine, teksa ?kryetari? i tyre ishte kujdesur që në mëngjes për imazhin e tij mediatik duke pozuar më një grua që e ndihmonte tek qesja e domateve, një mesazh ironik kur qindra demokratë i la në rrugë të madhe pa punë, në emigracion me statusin e të ?varfërit?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga