LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meta merr pjesë në seancën e dhurimit të gjakut/ “Lumturi është më mirë të japësh, sesa të marrësh”

1 Shkurt 2020, 13:05, Sociale CNA
“Meta merr pjesë në seancën e dhurimit të gjakut/

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në seancën e parë të dhurimit të gjakut, të organizuar nga Kisha Ortodokse Autoqefale.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë sot në këtë seancë, ndërsa citon edhe një fjalë të Kryepeshkopit, Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos, ?Lumturi është më mirë të japësh, sesa të marrësh?.

?Kënaqësi e veçantë, që në këtë të shtunë plot me diell, ta filloja ditën, duke marrë pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Kisha Ortodokse Autoqefale, me pjesëmarrjen e dhjetëra të rinjve dhe besimtarëve.
Falenderoj Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, kreun shpirtëror të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturinë e Tij Anastas Janullatos, për impenjimin e drejtpërdrejtë për nxitjen e vullnetarizmit për këtë kauzë humane.
Sepse siç predikon Fortlumturia e Tij: ?Lumturi është më mirë të japësh, sesa të marrësh?.-shkruan Meta.

Lajmet e fundit nga