LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishin nisur drejt Italisë/ Skafi me 18 klandestinë rrezikon të mbytet, lëshon sinjalin SOS

1 Shkurt 2020, 07:27, Kronika CNA
Ishin nisur drejt Italisë/ Skafi me 18 klandestinë rrezikon të

Një skaf me 18 klandestinë kurdë, të cilët mendohet se ishin nisur drejt Italisë, është kapur në Grykëderdhjen e Shkumbinit, në Divjakë.

Mësohet se skafi ka lëshuar sinjalin SOS, pasi hasi në det të egërsuar dhe po rrezikonte të mbytej.

Me të marrë kërkesën për ndihmë, mësohet se drejt vendit ku ndodhej skafi janë nisur skafet e QNOD, Qendra e Operacioneve Detare.

Skafi është sjellë në portin detar të Durrësit në orën 05.00 të mëngjesit, ndërsa skafisti dyshohet se është me origjinë nga Vlora.

Policia po punon për zbardhjen e skemës së këtij trafiku klandestinësh.

Lajmet e fundit nga