LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri zbulon të pathënat/ Ja çfarë qëllimi ka KÇK-ja

1 Shkurt 2020, 13:54, Politikë CNA
Ish-ministri zbulon të pathënat/ Ja çfarë qëllimi ka

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Petrit Vasili e ka cilësuar huliganizëm kundër shtetit ligjor, paketën ?KÇK?,  e miratuar dje nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qëllimi i vetëm neutralizimi nga qeveria i zbatimit të ligjeve në fuqi.

?KÇK-ja, Huliganizem i qeverise kunder shteti ligjor !

KÇK lindi vetem nga nje nevoje dhe nga nje objektiv: ai i pengimit, i konfuzimit dhe i neutralizimit nga qeveria te zbatimit te ligjeve ne fuqi.

Kjo eshte e qarte si drita e diellit.?-shkruan Vasili.

Më tej, ai thekson se të gjitha ligjet ekzistojnë dhe kanë të gjitha instrumentet për të dënuar veprimtarinë kriminale, por sipas tij janë të kapura nga qeveria dhe nuk kryejnë funksionin e tyre.

?Te gjitha ligjet ekzistojne, jane te plota shterruese dhe permbajne te gjithe instrumentet per te vepruar,neutralizuar e denuar veprimtarine kriminale duke filluar nga ligji Antimafia, Kodi Penal dhe i Procedures Penale dhe nga nje tufe institucionesh, qe kontrollohen nga vete qeveria, si: Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, SHISH, Departamenti Antikorrupsion ne Kryeministri, Drejtoria e Informacionit te Klasifikuar, Sektori i Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit, Ministrinë e Drejtësisë, Agjencia e Prokurimit Publik, SHÇBA ne Ministrine e Brendeshme etj.

Kjo pafundesi strukturash, qe varen nga vete qeveria jane kapur prej saj dhe kryejne te kunderten e misionit te tyre, pra nuk zbulojne dhe nuk luftojne veprimtarine kriminale,por perkundrazi me veprimet dhe mosveprimet e tyre e stimulojne dhe mbeshtesin ne funksion te mbajtjes se pushtetit te rilindjes dhe Edi Rames.?-thekson Vasili.

Po ashtu Vasili e cilëson ligjin në fjalë, si një rrëmbi i pushtetit të gjykatave, nga qeveria.

?Rrembimi policor nga qeveria e pushtetit te Gjykatave eshte nje strategji kriminale per te shtuar konfuzionin,per ti dhene kohe krimit qe te humbe gjurmet, qe te organizohet, te informohet per te mos u demtuar,por per te vazhduar edhe me i forte te qeverise permes te telekomanduarve prej tij ne qeverine e rilindjes.

KCK-ja asgjeson plotesidht çdo objektiv qe reforma ne drejtesi kishte per nje drejtesi te pavarur dhe te pakapur nga qeveria dhe qe do te luftonte me eficience te plote krimin,trafikun e droges dhe pastrimin e parave te pista ku qeveria vete eshte zhytyr koke e kembe dhe per te cilat ndodhet nen akuze boterisht sepse e ktheu Shqiperine sipas DASH ne baze te krimit te organizuar per Europen,SHBA,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme si dhe e shnderroi Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes sipas Bankes Boterore.?-shkruan ish-ministri.

Më tej, ai ndalet edhe tek Reforma në Drejtësi, ndërsa thekson se ?SPAK dhe BKH u krijuan nga reforma ne drejtesi per te hetuar e denuar shume fort dhe ne menyre te pavarur krimin dhe korrupsionin

Kontrolli policor nga po ajo qeveri dhe polici, qe lejuan kthimin e Shqiperise ne Narko Shtet eshte asgjesimi real i shtetit te se drejtes dhe praktikisht eshte si ti varesh melcite ujkut ne qafe.

Qeveria dhe Policia e dosjeve 184 dhe 339 dhe e bandes kriminale te kryebashkiakeve te 30 qershorit do te luftoka krimin permes KÇK.

Ky eshte fundi i Reformes ne Drejtesi.

Kushtetuta e 21-22 korrikut dhe shtate ligjet e reformes ne drejtesi u dhunuan e u zhbënë me kete Akt Normativ huliganizmi qeveritar te pashembullt, antikushtetues dhe antiligjor.

Cdo qytetar i Shqiperise duhet ta dije shume qarte se nuk mungon asnje ligj per te luftuar kriminelet dhe veprimtarine e tyre.

Çdo qytetar duhet ta dije mire se kriminelet, qe blene votat per rilindjen, qe ajo te rrije ne pushtet, kerkojne sot mbeshtetje dhe KÇK-ja eshte dhurata e qeverise per ta.

KÇK eshte asgjesimi i reformes ne drejtesi dhe i ndarjes se pushteteve si themel i demokracise dhe i shtetit ligjor.

KÇK-ja ka per mision poshterimin,neutralizimin dhe nenvleftesimin e institucioneve te reja te drejtesise e sidomos SPAK dhe BKH.

Kush mbyll syte dhe gojen sot perpara ketij huliganizmi qeveritar policor ndaj shtetit te se drejtes ne Shqiperi eshte fajtor njelloj si huliganet e qeverise.?

Sipas Vasilit, SPAK i ka perpara syve shkelesit qeveritare te Kushtetutes e ligjit dhe shperdoruesit e dhunshem te detyres shteterore ne interes te krimit

?SPAK ti hetoje e ti denoje, ç’pret më???-përfundon Vasili postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga