Connect with Us

Ish-kreu i PD letër publike ambasadores së SHBA/ Ky është një mashtrim i madh

Politikë

Ish-kreu i PD letër publike ambasadores së SHBA/ Ky është një mashtrim i madh

Publikuar

-

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi i ka drejtuar një letër publike ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Në letrën drejtuar ambasadores, Elezi rendit disa nga ngjarjet në Shqipëri, për të cilat thotë se nuk na e ka fajin SHBA, por e kemi ne shqiptarët.

Po ashtu Elezi shkruan se ai nuk ka besim te Reforma në Drejtësi.

“Zonja Ambasadore e Re !

Nese Ju vertet besoni te kjo reforme per ‘drejtesi’, une vras mendjen pse jam kaq ‘injorant’ qe s’ju kuptoj dot.

Zonja ambasadore fajin pse diktatura komuniste na zgjati aq shume, e patem Ne dhe jo Ju (USA).

Zonja ambasadore fajin pse ne qeverisje nuk erdhi elita disidente e djathte pas ‘rrezimit’ e sistemit komunist, e patem Ne dhe jo Ju (USA), shtresa nga e cila vij u vetkenaqen me ‘rrezimin’ e komunizmit dhe harroi se kishte nje misionin.

Zonja ambasadore fajin qe u perdhos e drejta themelore e trashegimnise prones e patem ne dhe jo Ju (USA).

Zonja ambasadore fajin pse nuk u vendos drejtesi per krimet monstruoze te rregjimit Nexhmie Hoxhes e patem Ne dhe jo Ju (USA), ne harruam se ata mijera qe perjetuan tmerret e Ferrit te Dantes kerkonin dhe vazhdojne ta kerkojne drejtesi per NE.

Zonja ambasadore fajin qe ne krye te parlamentit, qeverisjes dhe drejtesise jane monstra te sistemit komunist apo pinjollet e tyre, qe ata kontrollojne edhe vete PD-en, shtepine historike te se djathtes, e kemi Ne dhe jo Ju (USA).

Zonja ambasadore fajin qe ekonomia e ketij vendi kontrollohet nga parate e krimit dhe te droges, e kemi Ne dhe jo Ju (USA), Ne me kollaj braktisim shtepine dhe vendin tone sesa te perballemi me te keqen.

LEXO EDHE:  Evropa duhet t’i kundërvihet Donald Trumpit

Zonja Ambasadore une nuk mendoj si shume te demoralizuar qe fajin per gjendjen tone te mjerueshme na e kane te tjeret, as pazotesine e se djathtes per tu grupuar nuk e kam pare asnjehere te Ju, bile mendoj qe Ju keni bere shume per Ne dhe do jemi borxhlinje te perjetshem.”-shkruan Elezi.

Por, më tej ai thekson se fajin për këtë klasë politike nuk e kemi vetëm ne, por edhe ata, pra ndërkombëtarët.

Por Elezi thekson se nuk mund të besohet një mashtrim kaq i madh, sikurse e cilëson ai Reformën në Drejtësi.

“Zonja Ambasadore fajin per klasen tone politike te sajuar e katapultuar nga rryma e organizma nga pertej kufijeve ne emer te ‘demokracise’ e kemi NE por dhe Ju.

Fajin per ate cfare ishim dhe jemi e kemi NE, prandaj po vuajme edhe pasojat, por kur Ju u thoni shqipetareve te kene besim ne nje sistem drejtesie qe buron nga e KEQJA kriminale, s’me duket e MORALSHME.

Nese ky ‘sistem drejtesie’ realizon qellimin tij per te vet’amnistuar sistemin e te keqes 75 vjecare, atehere fajin e keni Ju me shume sesa Ne.

Me te vertete ‘Elita’ e ketij vendi mund te jetë frikacake, servile dhe e pazote per te perballur me te keqen, por kurresesi injorante qe te besoje nje mashtrim kaq te madh zonja Ambasadore e Re.”-përfundon Elezi postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. t

    1 Shkurt, 2020 at 2:38 pm

    Bravo o çun

  2. Ibish Dauti

    2 Shkurt, 2020 at 2:39 pm

    Gomar ,idijot, pleh…ushtar i Salih Karaxhiqit …

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Raporti për Shqipërinë/ Hahn vlerëson Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ PBDNJ: Vlerësojmë ecurinë e dialogut, kërkesat e opozitës janë legjitime

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA dhuron libra për qendrën komunitare

LEXO EDHE:  Evropa duhet t’i kundërvihet Donald Trumpit

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE