LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Frika nga koronavirusi/ Dogana e Kosovës ndalon importin nga Kina

1 Shkurt 2020, 21:07, Sociale CNA
Frika nga koronavirusi/ Dogana e Kosovës ndalon importin nga Kina

Dogana e Kosovës e ka ndaluar importin nga Kina për shkaka të frikës nga koronavirusi.

Sipas Doganës së Kosovës 125 milionë kilogramë produkte janë importuar nga ky shtet në vitin 2019, që së fundmi po ballafaqohet me virusin vdekjeprurës të njohur si koronavirus.

Ndërkaq edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar kontroll të veçantë ndaj produkteve ushqimore që vijnë nga Kina.

Tashmë disa produkte janë larguar nga përdorimi.

Deri më tani, në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast me koronavirusin.

 

Lajmet e fundit nga