LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy ish-kryebashkiakë i “dorëzohen” SPAK-ut

1 Shkurt 2020, 14:21, Kronika CNA
Dy ish-kryebashkiakë i “dorëzohen” SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton për ?Shpërdorim të detyrës? dhe ?Falsifikim të dokumenteve?, dy ish-kryebashkiakë të qytetit të Lezhës.

Bëhet fjalë për Viktor Tushaj i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Fran Frrokaj, i Partisë Demokratike.

Sipas ?Shqiptarja.com?, prej një muaji, kanë nisur veprimet hetimore ndaj dy ish-zyrtarëve, pasi janë njohur me një material të mbërritur nga prokuroria e Lezhës, e cila ka shpallur moskopetencën dhe çështjen hetimore ndaj dy ish-kryebashkiakëve ja ka kaluar për hetim të mëtejshëm SPAK.

Ish-drejtuesi i bashkisë Lezhë Viktor Tushaj po hetohet për dhënien e një leje ndërtimi në një territor të mbrojtur me ligj dhe që është pjesë e zonës muzeale në qytetin e Lezhës. ?Kjo leje ndërtimi për ngritjen e një objekti në qytetin e Lezhës, është miratuar shumë pranë zonës muzeale të varrit të Skëndërbeut?-thonë burimet e prokurorisë.Deri në këtë fazë nga ana e SPAK, nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj Viktor Tushaj, por hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Ndërkohë në hetim është dhe ish-zyrtari i Partisë Demokratike Fran Frrokaj, i cili po hetohet për ?Shpërdorim detyre? dhe ?Falsifikim dokumentesh?, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve tokësore në zonën e bregdetit të Lezhës, kryesisht në ?Kune? dhe ?Rrana e Hedhun?. Për të njëjtën situatë, Fran Frrokaj është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës dhe vijon të jetë në proces gjyqësor së bashku me disa zyrtarë të tjerë, ku pritet që ditën e hënë prokuroria e Lezhës të lexojë në gjykatë, pretencën ndaj këtyre të pandehurve.

Lajmet e fundit nga