Connect with Us

Alarmi për koronavirus/ Pekini qetëson botën: 243 persona janë shëruar

Bota

Alarmi për koronavirus/ Pekini qetëson botën: 243 persona janë shëruar

Publikuar

-

Ndërkohë që frika dhe alarmi nga koronavirusi ka përfshirë pjesën më të madhe të botës, një lajm i mirë vjen nga Pekini.

Media xinhuanet.com, raporton se sipas të dhënat e fundit të publikuara nga autoritetet kineze tregojnë një numër i madh pacientësh janë rikuperuar nga koronavirusi i pneumonisë.

Sipaas tyre, në një ditë të vetme janë shëruar plotësisht 72 pacientë të infektuar, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë lënë spitalet është 243 persona.

Megjithatë epidemia e shkaktuar nga koronavirusi vijon të jetë alarmante.

LEXO EDHE:  Koronavirusi gjunjëzon botën/ Rreth 150 mijë viktima në gjithë globin

Vetëm një ditë më parë, janë shënuar 46 viktima, ndërsa numri i personave të infektuar është rritur në 11.943.

Po ashtu mediat raportojnë se numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 259.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Rastet më të shumta me COVID-19 në aeroportin e Frankfurtit janë nga Kosova.

Kjo tregohet nga statistikat e ndërmarrjes Centogene, e cila ofron testet  për koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit.

DPA raporton se shkalla e pozitivitetit ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova, që përkthehet në 6.38%. Testimet kanë treguar se  93 pacientë kanë rezultuar pozitivë nga 1,458 udhëtarë që kanë hyrë nga Kosova. Shifrat i referohen periudhës midis 15 korrikut dhe 8 shtatorit.



Kosova pasohet nga Malta (4.71 për qind pozitivë nga 637 të testuar), Bosnjë-Hercegovina (3.17 për qind rezultate pozitive nga 1609 të testuar).

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Shumica e gjermanëve kundër lirimit të masave kufizuese

LEXO EDHE:  U përkeqësua ditët e fundit/ Futet në intubim mjeku i QSUT-së

Ndërkohë, udhëtarët nga Shqipëria janë në vendin e gjashtë të kësaj liste (2.14 për qind pozitivë, nga 747 të testuar)./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Publikuar

-

Nga

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dy viktima  dhe 98 të infektuar me koronavirusin e ri, nga 1,253 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 648 persona.

Sa i përket rasteve të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), shumica janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.

Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.



Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për infektimin edhe të një punonjëse të një kopshti në Sveti Nikollë, për çka më pas është vendosur për mbylljen e gjithë objektit. Të premten ishin regjistruar dy infektime në kopshtet në Shkup dhe Manastir, duke çuar në izolimin e fëmijëve dhe të personelit të kopshtit.

LEXO EDHE:  Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Shumica e gjermanëve kundër lirimit të masave kufizuese

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani janë diagnostikuar 15,791 persona dhe prej tyre 13,184 janë shëruar, ndërsa aktivë janë 1,959 persona. Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup (564), Kumanovë (221), Prilep (139) dhe Tetovë (127).

Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Bredshme ka shqiptuar 517 gjoba./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

U takua me kardinalin e infektuar/ Papa Françesku i nënshtrohet testit të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

U takua me kardinalin e infektuar/ Papa Françesku i nënshtrohet testit të koronavirusit

Papa Françesku i është nënshtruar testit për koronavirus.

Bëhet me dije se shkak për testimin e Papës u bë pasi kardinali Luis Tagle me të cilin Papa ishte takuar më 29 gusht në Vatikan, rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sipas mediave italiane, testi i tij doli negativ, ndërsa kardinali i infektuar që u takua me Papën ndodhet i zoluar në Filipine.



Papa është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë simptomë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE