LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau të motrën dhe dhëndrin/ Policia publikon foton e të shumëkërkuarit

31 Janar 2020, 13:37, Kronika CNA
Vrau të motrën dhe dhëndrin/ Policia publikon foton e të

Policia e Shtetit ka publikuar foton dhe të dhënat e një tjetër personi të rrezikshëm të shpallur në kërkim.
Gjovalin Lesi i cili po kërkohet nga policia është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy personave.

Në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, shtetasi Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. (e motra) dhe A. Gj. (dhëndri).

Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”./CNA.al

Lajmet e fundit nga