Connect with Us

Video-Kur Arian Çani degjeneronte Veliajn dhe Ramën/ Mortjet e Shqipërisë

Politikë

Video-Kur Arian Çani degjeneronte Veliajn dhe Ramën/ Mortjet e Shqipërisë

Publikuar

-

Rreth katër vite më parë, në janar të vitit 2016, moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka folur me një gjuhë të ashpër ndaj Kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e quan Vilajet Qurku dhe kryeministrit Rama.

Ndërsa i ka konsideruar “mortje” Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Bashkisë Veliaj.

Ky reagim i Çanit lidhej me puntatën e asaj natë të emisionit të tij, ku ai kishte programuar që përballë ambjentalistit Sazan Gurit, të ishte Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku dhe urbanisti Besnik Aliaj.

Sipas moderatorit, Çani në momentin e fundit, Mazniku anuloi praninë e tij në Zonë e Lirë, pasi sipas tij “mortja” Erion Veliaj, nuk e ka lejuar nënkryetarin e tij të fliste lidhur me parkingjet nëntokësore në kryeqytet.

Moderatori Arian Çani e konsideroi Veliajn vemje, kancer, plehrë, ndërsa shtoi se qytetarët kërkojnë sqarime lidhur me këtë çështje pasi paguajnë taksa.

Po ashtu, Çani paralajmëronte në atë kohë se Erion Veliaj është një rrezik më i madh sesa edhe vetë Edi Rama dhe që qytetarët duhet ta largonin nga vendimmarrja e këtij vendi.

“Pra, ky njeri që për mua është një rrezik akoma më i madh se Edi Rama. Në qoftë se do të bëhet një ditë Kryeministër, ky Erion Veliaj, alias Qyrku. Në qoftë se njerëzit do ta dëgjojnë tani, unë thjeshtë po iu them modestisht se s’jam askush, por është një e keqe e madhe që duhet hequr sa më parë nga vendimarrja e këtij vendi.  Imagjino kur merr përsipër të censurojë njerëzit e tij, pra t’i bllokojë të vijnë në një studio televizive, pavarësisht nga raportet që ka me mua, ejjj imagjino se çfarë mund ti bëjë pjesës tjetër të shoqërisë, që ai ka në dorë, taksave tona, etj, etj, pra një “mortje” e paparë Sazan. Pra, kemi të bëjmë me “Mortje” që e kanë kapur peng Shqipërinë, unë kam që nga 2010 që e them.

LEXO EDHE:  Kush është bosi i drogës në Shqipëri?!/ E “zbulon” deputeti i LSI

E morën pushtetin, bravo u qoftë, me ndihmën e Sorosit, me para shumë etj etj. Por po iu them s’keni parë gjë akoma. Mortja numër 1 është ai lart. Mortja numër 2 është ky. Këta të dy kanë marrë peng vendin. Imagjino pse unë e them këtë, nuk është se unë kam ndonjë inat.Se unë e dija para se ata të vinin në pushtet.

Nënkryetari i Bashkisë do të vijë në studio dhe papritur tërhiqet. Imagjino se çfarë mund të bëjnë ata me taksat tona”-shprehej Arian Çani katër vite më parë.

Më tej, Çani shprehej “Unë me ata fshi by*en dhe nuk ju lutem mortjeve që të vijnë ne studio. Këtë emision e mban tregu e unë nuk behem sahan lëpirës i tyre. Ata janë mortje, dhe një grup sahanlepiresish dhe bythe lepirësish që kanë marrë peng këtë vend. Kanceri e ka marrë këtë vend.”/ CNA.al

Më poshtë video:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  “Lajthit” çuni i Fahriut/ “Sa njerëz mbledh Rama në mitingje, Basha pi kafe”

LEXO EDHE:  “Fshihet Rama”/ Berisha shpall fitoren

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Qytetarët “kryëzojnë” Ramën/ “Qeveri arrogante”

LEXO EDHE:  Kush është bosi i drogës në Shqipëri?!/ E “zbulon” deputeti i LSI

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE