Connect with Us

Tenderi 15 mln euro për biznesmenin pranë Bashës/ Abi Malltezi denoncim të fortë

Politikë

Tenderi 15 mln euro për biznesmenin pranë Bashës/ Abi Malltezi denoncim të fortë

Publikuar

-

“Blush, eja lëpi Ramësn”/ Malltezi nxjerr fakte dhe ngre pyetjen: Si i ke fituar 30 milionë euro?

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar tenderin 15 milionë euro që qeveria i ka dhënë një prej firmave me lidhje të forta me Lulzim Bashën, firmës “Victoria Invest” të Fatmir Kucit, dhe një subjekti tjetër italian.

Malltezi ka publikuar një tabelë dhe deklaron se afera është bërë në vitin 2009-2010, kur banorët e Porto Romanos fituan një sipërfaqe të gjelbër aty ku më parë ishin mbetjet e rrezikshme të lindanit.

Sipas tij, projekti mbikëqyrej nga Banka Botërore, në kohën kur qeveria i ka dhënë rehabilitimin pa tender.

“I gjithë komponenti përfshi transportin e mbetjeve të rrezikshme për në Gjermani, projektin, ndërtimin e inkapsulimit për mbetje të rrezikshme (jo urbane!), supervizimin etj. kushtoi pak më pak se 4 milionë dollarë. Sot marrim vesh sihariqin që veç për rehabilitim qeveria po i jep pa tender 15 milionë euro (gati 16.6 milione usd) një kompanie që e ka zgjedhur vetë, janë pa sy-më-sy dhe kanë përlarë-ndarë paratë bashkë. Bateërdia përmbi 4-fish. Po pse janë 4 herë më të lirë kur bëhen projektet me fondet e huaja? Për më tepër edhe me cilësi të veçantë deri për mbetje të rrezikshme! Kjo ndodh veç në republikat e bananeve ku lideri suprem vjedh në mënyrë supreme. Dhe nuk ka as institucione që ta vënë nën kontroll, as zotërinj brenda forcës së vet politike që të shprehen haptaz “Jo në emrin tim!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Financimi me para ruse/ Dy pyetje për Lulzim Bashën

Malltezi thekson më tej se pas kësaj vjedhje të 4-fishtë fshihet banda që dalë për plaçkë dhe ka blerë, kërcënuar dhe rryshfetuar këdo që i doli përpara./ CNA.al

Zbulohet një tjetër provë e marrëveshjes me Bashën/ Rama miliona euro për firmën që paguan te kunati

Rama jep 15 milion euro pa tender, për firmën pranë Lulzim Bashës

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-Beteja shtyhet pas pushimeve/ Rrjeti ironizon Bashën

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera deklaroi se “beteja sapo ka filluar”.

Por, në vend të betejës, për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi, sikurse shprehej Basha, zhvilloi një process farsë për kreun e PD në 13 qershor, ku dhe arriti të mbajë karrigen e kryetarit.

LEXO EDHE:  Basha nis takimet me aleatët/ Mediu: Në zgjedhje do të hyjmë me dy lista

LEXO EDHE:  "Ne shohim vetëm majën e ajsbergut"/ Basha: Po sillemi si të ishim në qeverisje

Ndërkohë, që prej 14 qershorit, pra një ditë pas zgjedhjeve për kreun e PD, Basha nuk ka pasur më asnjë dalje mediatike dhe asnjë postim në faqen e tij në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë nuk ka munguar as ironia në rrjetet sociale. Faqet e humorit ironizojnë Bashën, I cili në vend të “luftës” mesa duket paska nisur pushimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE