LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor/ Qindra gjoba për shoferët në Tiranë

31 Janar 2020, 13:30, Kronika CNA
Shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor/ Qindra gjoba për

Rrugorët e kryeqytetit, duke konsideruar ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, kanë vijuar kontrollet policore dhe verifikimet e tyre, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe për procedimin e shkeljeve që nga analizat e riskut rezultojnë edhe shkak për aksidentet rrugore.

Patrullimet dhe kontrollet policore janë fokusuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, në varësi të problematikës që i karakterizon ato, siç janë korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave, sistemet e fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, shkeljet e sinjalizimit të ndritshëm (semafor), përdorimi i aparateve celular gjatë drejtimit të mjeteve etj.

Në funksion të kontrolleve, përgjatë 24 orëve të fundit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht :
? 67 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave;
? 26 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se vazhdonin lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë;
? 13 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se mbanin fëmijët nën 12 vjeç, të papajisur me sisteme fiksimi;
? 56 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve.
Gjithashtu, janë vendosur 567 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

LEXO EDHE:  Gjendet e pajetë një foshnje në Tiranë/ E kishin hedhur në një kosh plehrash

Lajmet e fundit nga