LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreziku nga koronavirus/ Disa praktika për sigurinë ushqimore

31 Janar 2020, 10:52, Sociale CNA
Rreziku nga koronavirus/ Disa praktika për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar informacion rreth koronavirus dhe disa praktika për sigurinë ushqimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë, u njoftua më 31 dhjetor 2019, për disa raste të pneumonisë në qytetin Ëuhan, Provinca Hubei të Kinës. Virusi nuk përputhej me ndonjë virus tjetër të njohur. Kjo ngriti shqetësimin sepse kur një virus është i ri, nuk dihet se si i prek njerëzit.

Një javë më vonë, më 7 Janar, autoritetet kineze konfirmuan se ata kishin identifikuar një virus të ri. Virusi i ri është një koronavirus, i cili është një familje e viruseve që përfshijnë të ftohtin e zakonshëm dhe viruse të tilla si SARS-CoV dhe MERS-CoV. Ky virus i ri u emërua përkohësisht “2019-nCoV”.
OBSH ka punuar me autoritetet kineze dhe ekspertë globalë për të mësuar më shumë rreth virusit, si ndikon tek njerëzit që janë të sëmurë me të, si mund të mjekohen dhe çfarë vendet mund të bëjnë për t’u përgjigjur.
Hetimet janë duke vazhduar për të vlerësuar burimin e shpërthimit, mënyrën e transmetimit dhe shtrirjen e infeksionit. Provat e disponueshme mbi virusin 2019-nCoV dhe përvoja e mëparshme me koronavirus të tjerë (SARS-CoV dhe MERS-CoV) dhe viruse të tjera të frymëmarrjes (psh, gripi i shpendëve) sugjerojnë që mund të ketë një transmetim zoonotik të shoqëruar me 2019-nCoV. Për këtë arsye, OBSH ka publikuar rekomandime për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të patogjenëve që shfaqen nga kafshët te njerëzit në tregjet e kafshëve të gjalla.

OBSH ka dhënë këshilla për njerëzit se si të mbrojnë veten dhe ata përreth tyre nga marrja e sëmundjes, gjithashtu edhe rekomandime për publikun e gjerë për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh, të cilat përfshijnë higjenën e duarve, frymëmarrjes dhe praktikat e sigurta të ushqimit.
Të ilustruara disa nga rekomandimet e OBSH mbi praktika të sigurta për ushqimet:

Lajmet e fundit nga