LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përhapja e koronavirusit/ Italia shpall 'Gjendjen e Emergjencës Kombëtare'

31 Janar 2020, 10:59, Kosova & Bota CNA
Përhapja e koronavirusit/ Italia shpall 'Gjendjen e

Këshilli i Ministrave në Itali ka shpallur ‘Gjendjen e Emergjencës Kombëtare’ për një periudhë gjashtë mujore, pas konstatimit të dy rasteve të para të të infektuarve nga koronavirusi

Kryeministri Conte ka njoftuar mbylljen e trafikut ajror nga Kina, Macao, Hong Kong dhe Taipei.

Ndërkohë dy rastet e para të personave të infektuar me koronavirus janë konfirmuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se dje Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur ‘Emergjencë Globale të Shëndetit publik’, teksa numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 213 kurse i të infektuarve rreth 10 000./CNA.al

Lajmet e fundit nga