LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OBSH shpalli emergjencë ndërkombëtare për shkak të koronavirus/ Manastirliu mbledh Task-Forcën  

31 Janar 2020, 08:23, Sociale CNA
OBSH shpalli emergjencë ndërkombëtare për shkak të

Koronavirusi është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi shpërthimi i epidemisë vazhdon të përhapet jashtë Kinës.

?Arsyeja kryesore për këtë deklaratë nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera,? tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shqetësimi është se mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.

Deri më tani numri i të vdekurve është 170 Kinë, ndërsa OBSH tha se kishte pasur 98 raste në 18 vende jashtë Kinës, por nuk ka vdekje.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, nën drejtimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po zhvillohet mbledhja e dytë e Task-Forcës, për masat që do ndërmerren për parandalimin e përhapjes së koronavirus në vendin tonë.

Manastirliu në fjalën esaj ka qetësuar qytetarët, duke theksuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po zbatohet plani sipas shkallës së rrezikshmërisë.

Manastirliu tha se kemi laborator me standarte në ISHP për infeksionet virale dhe ekipe të trajnuara.

Po ashtu Manastirliu tha se jemi një zonë me rrezikshmëri të ulët, por shtoi se kjo nuk do të thotë që do të ulen masat e vigjilencës.

“Do të përforcojmë masat gjurmuese për këto raste. Po ashtu do të vijojmë të kemi një zhvillim të koordinuar të masave të ISHP, Inspektoratit Shëndetësor, Spitalin Infektiv, në koordinim dhe bazuar në planet dhe udhëzimet e OBSH dhe në zbatim të rregullores ndërkombëtarë të shëndetit. Shqipëria ka survejancë të infeksioneve. Kemi një sistem që funksionon më së miri. Kemi një laborator të mirë, me stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Kemi të gjitha masat që do të ndërmarrin në raport me shkallën e rrezikshmëri. Bazuar në rekomandimet e OBSH është i nevojshëm që të gjithë strukturat të përçojnë masat mbi hetimin, gjurmimin në kohë të kontakteve dhe menaxhimin e tyre. OBSH dhe të dhënat që paraqet, ka treguar se kufizimi i njerëzve dhe mallrave mund të jetë më efektiv. Ndaj do të rrisim dhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës, si një masë parandaluese. Momentalisht ne jemi një vend me rrezik të ulët ndaj virusit, por s?do të thotë që mos të aktivizojmë shkallët e masave. Jemi në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare, të cilat do të përforcohen dhe pas vendimit të fundit të OBSH. Nuk ka asnjë rast të virusit në Shqipëri, por do të përforcojmë masat për atë çka po ndodh sot në botë. Përveç Kinës, 18 vende të botës kanë raste të virusit.?, tha Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga