Connect with Us

Miratimi i paketës Anti KÇK/ Reagojnë 12 organizatat e Shoqërisë Civile

Politikë

Miratimi i paketës Anti KÇK/ Reagojnë 12 organizatat e Shoqërisë Civile

Publikuar

-

Dymbëdhjetë organizatat e Shoqërisë Civile, përfshirë Komitetin Shqiptar të Helsinkit, kanë reaguar pas miratimit të paketën Anti KÇK, e cila do të sjellë ndryshime në Ligjin Antimafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara si dhe Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Organizatat thonë se kjo paketë mund të cënojë respektimin e të drejtave të shtetasve, ndaj bëjnë thirrje që diskutimi i saj të jetë gjithëpërfshirëse dhe në respektim të Kushtetuës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Nga njoftimi për shtyp i realizuar ditën e sotme me median nga Ministria e Drejtësisë, krijohet bindja se thirrja jonë për gjithëpërfshirje nuk do të realizohet. Nëpërmjet njoftimit në media informohemi gjithashtu se nëpërmjet kësaj pakete ligjore do të ndërhyet dhe do të ndryshohen dhe ligje të rëndësishme, përfshirë këtu dhe ligjin e ri të reformës në drejtësi nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, të ndryshuar.

Organizatat vendase të shoqërisë civile janë kufizuar deri më sot nga e drejta për tu njohur me përmbajtjen e kësaj pakete, çka cenon parimet e një qeverisje të hapur, transparente dhe llogaridhënëse. Duke mos patur mundësi të shprehemi për tekstin e ndërhyrjeve të propozuara, referuar deklaratës të Ministres së Drejtësisë tërheqim vëmendjen për disa shkelje të cilat krijojnë probleme, nga pikëpamja formale dhe substanciale, lidhur me ligjshmërinë por edhe kushtetutshmërinë e saj”, thuhet në reagim.

Organizatat deklarojnë se duke iu referuar nenit 28 të Rregullores së Kuvendit nuk lejohet procedura e përshpejtuar e projektligjeve që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar prej të pakten 3/5 e deputetëve.

Sipas tyre, shtesat ose ndryshimet ligjore që mendohen t’u bëhen disa prej ligjeve të përmendura më lart me aktin normativ, janë miratuar me votim të cilësuar dmth në bazë të nenit 81 pika 2 e Kushtetutës.

LEXO EDHE:  Parlament me persona të inkriminuar/ Kokëdhima tregon përse u përfshinë në lista nga Rama

“Me vendimin nr. 11 datë 02.04.2008, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar neni 315 i Kodit Penal të titulluar “Dhënia e një vendimi të padrejtë”. Në këtë vendim midis të tjerave thuhet “se gjykata çmon se mundësia e fillimit të ndjekje penale ndaj një gjyqtari për dhënien e një vendimi përfundimtar ndërkohë që vendimi mund të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë, krijon një presion të papërshtatshëm ndaj gjyqtarit, çka do të dëmtonte dhënien e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut” dhe më poshtë “vendimet e një gjyqtari kundërshtohen vetëm në një gjykatë më të lartë dhe asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimit gjyqësor derisa ato nuk janë ndryshuar ose prishur sipas ligjit”.

Sipas nenit 147/d të Kushtetutës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës ndër të tjerash për verifikimin e ankesave, dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, prokurorëve. Kjo normë kushtetuese konkretizohet edhe në ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” të ndryshuar. Gjykata Kushtetuese ka elaboruar në vendimet e saj standartin se atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një organi tjetër (shih vendimin nr. 78 datë 12.12.2017 i Gjykatës Kushtetuese)”, theksohet më tej.

12 organizatat e Shoqërisë Civile thonë se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk kanë kompetencë të fillojnë hetimin gjyqësor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ervin Minarolli sekretari i qafirit/ Mohoi dorëheqjen nga gjiri i Lalzit

Publikuar

-

Nga

Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i burimeve njerëzore dhe sekretari organizativ ishin dorëhequr. Një akt qytetar ky për tu vlerësuar pas atij rezultati katastrofik në 25 prill.

Por ashtu siç CNA.al kishte paralajmëruar “Pas këtij lajmi pritet që zyra e shtypit në PD të përgënjeshtrojë me justifikimin se janë fakenews të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën.
Në fakt fakenews i vetëm është që “Basha ka fituar zgjedhjet dhe që askush nuk po dorëhiqet”.

Pati një reagim nga Ervin Minarolli, sekretari i burimeve njerëzore që lajmin tonë e quante fake news. Mesazhi në rrjetet sociale ndoshta është shkruar pas një dite plazh në Gjirin e Lalzit ku Ervin Minarolli kaloi jo vetëm fundjavën, por edhe fushatën elektorale ku nuk u angazhua asnjë ditë për asgjë.

Në faqen e tij në rrjetet sociale maksimumi ka shpërndarë FB-në e Lulit, se vetë mund të nxirrte vetëm foto nga Lalzi kur demokratët ishin në fushatë. U përpoqëm të gjenim ndonjë aktivitet të këtij sekretari që dje pas lajmit për dorëheqjen u mësua se ekzistonte.

Sekretar që nuk shkon në asnjë fushatë, por vazhdon pushimet pa ndalim në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, aty nga ku përgënjeshtron ato që bën vetë. Pretendon që bën punë vullnetare kur në fakt nuk bën asnjë punë, nuk është se prish ndonjë punë, por i ka zënë kot vendin dikujt që në fushatë do kishte takuar 5 vetë e do angazhohej diku, nuk do futej në vilën e Lalzit dhe të shtynte kohën duke sharë Lulzim Bashën.

Ervin Minarolli për çudi ka 8 vite sekretar dhe askush në PD nuk e di çfarë bën ai. Asnjë ditë aktivitet elektoral, u tërhoq pasi Lulzim Basha për herë të dytë nuk e kandidoi fare. Kaq shumë vlente si sekretar Minarolli sa Luli nuk e futi fare në listë, kështu bëri edhe me paraardhësin e tij tij, Fatbardh Kadilli. Ndoshta edhe Minarolli pas dorëheqjes do ketë fatin e Kadillit, mund të ketë shpresa të kandidojë si kryetar pasi Lulit të humbë edhe në 2025.

LEXO EDHE:  Vaksinimi anti Covid/ Rama: Sot në mbrëmje mbërrijnë dozat e para

LEXO EDHE:  Rama publikon videon e arrestimit flagrant të 3 tatimorëve/Këta ta sjellin stomakun në fyt, armiq të popullit

Ne e dimë mendimin e Ervinit për Lulin, edhe të miqve të tij që “me Lulin as në hale nuk shkohet dhe PD është marë peng nga mediokrit”. Në rast se do duhet, këto mesazhe, mund t’i bëjmë publike, por për të qenë më konfidentë ja vemë në dispozicion stafit të Bashës kur të ketë ai nevojë. Ndoshta Luli i ka ditur këto që nuk e kandidoi Ervinin dhe ky i fundit u tërbua gjatë fushatës dhe as nuk shkoi një ditë në seli , por reagimi i djeshëm na tregoi se sa pa shtyllë kurizore është një pjesë e atyre individëve që qëndrojnë poshtë hijes së Bashës.

Nuk bëjnë asnjë punë, nuk kanë asnjë votë, por sukses kanë vilat në Lalëz dhe kur bëhen lajm për mirë dhe mbi të vërtetën e tyre reagojnë në shërbim të kryetarit me shpresë se nesër do kenë një kockë.
Në fakt nesër Minarolli s’do jetë më sekretar sepse ka dështuar, s’do jetë më as anëtar kryesie se nuk e voton askush, do jetë një njeri që do mbahet mend në histori se i vetmi akt që bëri në 8 vite u mohua në shërbim të zhdukjes nga poltika, ku lloz hyri e lloz doli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama bëhet nostalgjik/ Rikujton kohën si kryebashkiak dhe nxjerr videon

Publikuar

-

Nga

Humbja e LSI në zgjedhje/ Rama: Nuk është më faktor

Kryeministri Edi Rama është bërën nistalgjik ndërsa është kthyer pas në kohë kur drejtonte bashkinë e kryeqytetit.

Mëngjesin e sotëm Rama ka publikuar një video në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Në video shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat Rama thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.

‘Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!’- shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Publikuar

-

Nga

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

Humbja e thellë e Partisë Demokratike ka bërë që shumë demokratë t’i dalin kundër Lulzim Bashës, madje kanë nisur edhe dorëheqjet.

Burime për CNA.al bënë me dije se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë, ndërsa është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli.

Por duket se Minarolli është penduar për këtë vendim dhe është tërhequr nga dorëheqja.

Ervin Minarolli

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ervin Minarolli deklaron se do të vazhdojë të shërbejë për PD-në.

As kam dhënë dhe as kam arsye për të dhënë dorëheqjen! Kam qenë dhe mbetem në krye të detyrës, si Sekretar i Burimeve Njerëzore, në shërbim të demokratëve, dhe me vendosmëri për të çuar përpara betejën për rrëzimin sa më parë të regjimit të Edi Ramës që ka marrë peng Shqipërinë”, shkruan ai ndër të tjera.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur që Minarolli është tërhequr nga ky vendim, por duket se pendesa e tij ka ardhur pas lajmit të CNA.al.

Ndërkohë, kujtojmë se CNA.al e paralajmëroi këtë veprim të Minarollit dhe tashmë pritet që dorëheqjen ta përgënjeshtrojë edhe Sahit Dollapi me justifikimin se janë fakeneës të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën./ CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

LEXO TE PLOTE