Connect with Us

Mbyllen aplikimet për kreun e BKH/ Publikohen emrat e 40 kandidatëve

Vetingu

Mbyllen aplikimet për kreun e BKH/ Publikohen emrat e 40 kandidatëve

Publikuar

-

Ndërsa një ditë më parë është mbyllur gara për kreun e BKH, mësohet se 40 persona kanë kandiduar për pozicionin e Drejtorit të Byros Kombëtare të Hetimit, e cila njihet ndryshe edhe si FBI shqiptare.

Në faqen online të BKH janë publikuar edhe 40 emrat e kandidatëve.

Ndërkohë Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore  sipas Ligjit për SPAK-un, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Nga ana tjetër ka pasur edhe një reagim nga kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili ka deklaruar se “Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore  sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji  Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”). Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes.”.

Të hënën, BKH njofton se  do të shpallen emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes.

LEXO EDHE:  Nga Krimet e Rënda në SPAK/ Hajdarmataj bën lëvizjen e radhës

Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së:

Adriatik Ago
Agim Ismaili
Aida Veizaj
Ajas Gjeta
Arben Karkini
Ardian Çipa
Artan Pjetërnikaj
Artan Shkëmbi
Artur Beu
Atnan Shehu
Bardhi Koçi
Blerina Bajollari
Blerta Dervishi
Bujar Madani
Dritan Osmani
Edmond Kasmi
Eduart Merkaj
Endri Hoxha
Enver Levani
Ervin Hodaj
Ervin Hoxha
Gentian Hilla
Gentjan Shehaj
Gjovalin Ulndreaj
Haris Ngjeqari
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Krenar Ahmeti
Kristaq Dashi
Lindita Nushi
Mimoza Haxhihyseni
Pal Shkambi
Pëllumb Seferi
Petrit Imeraj
Rekela Ismaili
Sabri Hoxha
Saimir Shehri
Xhabir Zejnuni
Ylli Pjetërnikaj
Zef Preçi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  Goditja do të jetë shumë e rëndë/ Ngjela paralajmëron Metën

LEXO EDHE:  Zbardhet e shkuara kriminale e kandidatëve për zgjedhjet vendore

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Zbardhet lista/ 65 kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak të Durrësit

LEXO EDHE:  Goditja do të jetë shumë e rëndë/ Ngjela paralajmëron Metën

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ardi Veliu i pastrehë?/ Gazetari zbulon të pathënat e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elkier Bushkolaj ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për procesin e Vettingut ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i cilëson tallje me shqiptarët, raportimet në media, ku thuhej se Ardi Veliu ka dalë sot “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas tij, deklarata e pasurisë së Ardi veliut, rrëzon propagandën Anti-KÇK të Rilindjes.

“Buzëqeshja e Klement Balilit kur mori vesh se Drejtori i Pergjithshëm i Policise Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka as shtëpi dhe as makinë është dëshmi e qartë se tallja e këtij shteti me shqiptarët nuk njeh limite.

Deklarata pasurisë e, Ardi Veliut, rrëzon propagandën “Anti-KÇK” pasi as ne vendet e botës tretë një drejtor policie pa shtëpi mbi kokë dhe pa makinë nuk merr përsipër të sekuestrojë pronat e mafiozëve që kanë mundur të “mbretërojnë” në botën e krimit në Evropë dhe Amerikën Latine.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet për Kryeprokurorin/ Pesë kandidatët që plotësojnë kriteret

LEXO EDHE:  Nga Krimet e Rënda në SPAK/ Hajdarmataj bën lëvizjen e radhës

Keqardhje për ata policë që kanë dhënë jetën për këtë vend e mbi të gjitha për familjet e tyre dhe neveri për ata që sot tallen me gjakun e tyre”-shkruan gazetari Bushkolaj në postimin e tij./ CNA.al

Ardi Veliu me “xhepa të shpuar” para vettingut/ Fshihen 50 faqe raport për kryepolicin

LEXO TE PLOTE