Connect with Us

Isa Mustafa pranon ofertën e re të Kurtit/ VV dhe LDK pranë marëveshjes

Kosova & Rajoni

Isa Mustafa pranon ofertën e re të Kurtit/ VV dhe LDK pranë marëveshjes

Publikuar

-

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja Demokratike e Kosovës janë më pranë narrëveshjes se kurrë më parë.

Mediat kosovare raportojnë se negociatat mes partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, janë tashmë në fazën finale.

Gazeta Metro shkruan se në takimin e sotëm Isa Mustafa ka pranuar ofertën e re të Kurtit dhe marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë fundjavës.

Kreu i VV-së ka treguar më parë se është i vendosur të mos e japë postin e Kryeparlamentarit që mbahet nga Glauk Konjufca, ndonëse kjo i ka mbajtur peng deri më tani.

LEXO EDHE:  Kërkesa për koalicion bashkëqeverisës/ Vjosa Osmani takim me Albin Kurtin

Kujtojmë se krerët e partive kanë deklaruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, Kosova do shkojë sërish në zgjedhje të reja, ndërsa presidenti Hashim Thaçi i ka lënë afat Kurtit deri më 4 janar për krijimin e qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Kurti në Tiranë/ “Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë”

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Rusmalit në 2017/ Marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet e çuditshme ndjellin katastrofë

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Basha zbardh skenarin e opozitës/ Çfarë do të ndodhë në shtator

LEXO EDHE:  Dy ftesa brenda ditës/ Thaçi fton sërish Albin Kurtin në takim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Dy ftesa brenda ditës/ Thaçi fton sërish Albin Kurtin në takim

LEXO EDHE:  Fatos Klosi i përgjigjet Mustafës: SHISH furnizoi me armë UÇK për të luftuar serbët, je dashakeqës

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE