LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet në kanal biznesmeni i kromit/ Ndërron jetë rrugës për në spital

31 Janar 2020, 20:33, Kronika CNA
Gjendet në kanal biznesmeni i kromit/ Ndërron jetë rrugës

Biznesmeni Murat Duriçi është gjetur mbrëmjen e sotme në një kanal nga disa kalimtarë të rastit.

Mësohet se 53-vjeçari është gjetur në zonën e Bulqizës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Blutë bëjnë me dije se biznesmeni është nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pa mbërritur.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se Duriçi është përplasur nga një furgon, por ende janë mister shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë polica është duke marrë në pyetje personat që kanë gjetur trupin dhe banorët e zonës, pasi raportohet se në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie.

Ende nuk dihet nëse familjarët kanë pasur konflikte të mëparshme, por pritet që blutë të zbardhin ngjarjen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga