LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fryma e Skënderbeut dhe e Xhorxh Washingtonit është gjallë”/ Ambasadorja e SHBA mesazh në shqip

31 Janar 2020, 17:57, Politikë CNA
“Fryma e Skënderbeut dhe e Xhorxh Washingtonit është

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë Yuri Kim në një takim të përbashkët për Reformën në Drejtësi me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, ka dhënë një mesazh të fortë për politikanët.

Kim përmendi takimet që ka patur me krerët e partive politike, ministrat dhe presidentin Ilir Meta, ndërsa tha në gjuhën shqipe se SHBA do të vazhdojë të jetë krah për krah vendit tonë.

Ambasadorja thaa më tej se beson se shpirti dhe fryma e Skënderbeut dhe e Xhorxh Washington është gjallë.

?Si shërbyes publik ambasadori Soreca kishte të drejtë kur tha se ju mbani në duar besimin. Në fakt unë edhe ditën e hënë dhe u shpreha që SHBA-të në momentet e rëndësishme kanë qenë krah jush. Ky çast kur ju po përpiqeni për Reformën në Drejtësi është një moment i tillë dhe për të gjithë ato momentet e shkuara, por edhe për ato që po vijnë ju them se ne jemi me ju krah për krah.  Dhe në fakt për mua teksa shikoj këtë sallë mendoj për dy personalitete të jashtëzakonshëm, për Skënderbeun dhe Xhorxh Washingtonin. Besoj se shpirti dhe fryma e Skënderbeut është gjallë në Shqipëri, gjithashtu mendoj se dhe fryma e Xhorxh Washigton është gjallë. Dhe besoj plotësisht se si fryma e Skënderbeut dhe e Xhorxh Washingtonit është këtu dhe në atë frymë është e rëndësishme të mbartni forcën e kurajës?, theksoi ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga