Connect with Us

Foto-Veliaj shkatërron tregun 20-vjeçar/ Dhunon qytetarët dhe rrëmben pasuritë publike

Politikë

Foto-Veliaj shkatërron tregun 20-vjeçar/ Dhunon qytetarët dhe rrëmben pasuritë publike

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar pas shembjes se Tregut Elektrik si dhe disa banesave te Medreseja, duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, tha se Veliaj shkatërroi Tregun Elektrik duke dhunuar tregtarët dhe me dhunë policore prish banesat e dhjetëra banorëve te Medreseja.

Sipas ish-deputetes demokrate, Veliaj po rrëmben pasuritë publike për t’jua dhënë klientëve të tij

“Ka qenë një njësi ekonomike e qëndrueshme, një ndihmë  për shërbimin publik por edhe për familjet e këtyre tregtarëve. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë shitur çdo ditë në 20 vite; kanë mbajtur familjet e tyre; kanë shkolluar familjet e tyre; kanë mbajtur ekonominë familjare dhe sot kanë dalë në rrugë.

Nuk u është njoftuar asnjë vendim, asnjë akt administrativ ku do të transferohen. Nuk janë njoftuar paraprakisht, në mënyrë krejt të dhunshme, pa njoftim paraprak, pa transparencën e duhur nga Bashkia e Tiranës.

Tregtarët sot janë në rrugë, kanë miliona mall që nuk kanë ku t’i lënë, i kanë hedhur në rrugë, është dëmtuar malli i tyre, djersa e tyre. Dhe ky treg mbyllet vetëm për një shkak sepse do t’i shërbehet, do t’i vihet në dispozicion oligarkut të radhës, të enturazhit të Erion Velisë me shokë.

LEXO EDHE:  Qendra tregtare e deputetit në tokë të vjedhur/ Veliaj e shpronësoi për terminalin e ri të autobuzeve

Është i dhunshëm veprimi i Erion Velisë si kryetar i bashkisë me qytetarët e vet. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Ne të gjithë e dimë që qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Erion Velinë dhe kjo është ajo çfarë ua përkthen në dhunë dhe në pashpirtësi.”-tha Çupi.

Sipas Çupit, qëllimi i Bashkisë së Tiranës është ndërtimi i një tjetër kulle.

“Mos harrojmë, dhuna brenda dy ditëve, kjo dhunë e ushtruar dhe mbyllja e Tregut Elektrik, nxjerrja e tregtarëve në rrugë, mbyllja e ekonomive familjare dhe shkatërrimi i ekonomive të tyre familjare dhe e njëjta dhunë në këto çaste që ne po flasim po ushtrohet po nga Policia Bashkiake, po nga kryetarë Bashkie, po për një qëllim të vetëm, ndërtimin e një kulle tjetër.

Tek Medreseja  ku disa banorëve, iu janë prishur banesat e tyre dhe pa asnjë shpjegim, siç kanë deklaruar vetë qytetarët, aty është një proces gjyqësor që nuk është i mbyllur, nuk ka marrë formë të prerë vendimi gjyqësor dhe duhej të pritej, duhet të sqarohen qytetarët.”-deklaroi ish-deputetja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Semaforët jashtë funksioni/ “Tërbohen” shoferët e urbanëve

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës miraton vendimin/ Depozitat e ujit do të hiqen nga tarracat e pallateve

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj dyfishon taksat/ I shpërdoron për udhëtime dhe orgjira

LEXO EDHE:  Erion Veliaj dyfishon taksat/ I shpërdoron për udhëtime dhe orgjira

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE