LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E quajti raportim skandaloz dhe turp gazetaresk/ RAI 3 “i përvishet” Ramës: Nxirr shifrat e drogës

31 Janar 2020, 20:11, Politikë CNA
E quajti raportim skandaloz dhe turp gazetaresk/ RAI 3 “i

Vetëm pak ditë më parë televizioni ?RAI 3? bëri një kronikë për drogën në Shqipëri, ku ngrinte alarmin se mbjellja e saj ishte rritur 12 herë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Pas kësaj, Rama tha se kronika e medias italiane ishte “një turp gazetaresk” dhe kërkoi nga media italiane ta përgënjeshtronte reportazhin. Mbrëmjen e djeshme Kryeministri publikoi një deklaratë që, sipas tij, ishte bërë në një takim të zyrtarëve të ministrive të brendshme të të dyjave vendeve.

Rama e cilësoi skandaloz raportimin e televizionit, me pretendimin se ishte gënjestër, por sot ?RAI 3? i ka dhënë një tjetër shuplakë kreut të qeverisë, teksa ka trajtuar sërish këtë çështje.

?Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat që kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane në sektorë të tjerë që janë drejtësia dhe liria e shtypit?, thuhet në prezantimin e kronikës së ?RAI 3?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga