LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Deputetët socialistë kundër Ramës"/ Përmeti tregon të pathënat e politikës

31 Janar 2020, 08:05, Politikë CNA
"Deputetët socialistë kundër Ramës"/ Përmeti

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i ftuar në ?Dita ime? në A2 CNN, ka komentuar ligjin e propozuar nga qeveria për censurën ndaj mediave.

Sa i takon ligjit të censurës, Përmeti tha se qëllimi i tij është për të shtypur fjalën e lirë.

?Ata kanë bërë një ligj për të shtypur fjalën e lirë, për ta penguar atë përmes një një institucioni shtetëror siç është AMA. Për mua duhet ligji, por duhet përmirësuar në themel, por duhet kontrolluar nga gjykata jo nga AMA. Nëse Andi shkruan një shpifje duhet gjoba e tillë që kurrë më të mos hapë portal, por këtë ta vendosë Gjykata dhe jo Edi Rama. Ne kemi ligje shumë të mira, por duhet të vendosë gjykata, dhe jo të deleguarit e Ramës?-tha Përmeti.

I pyetur nëse dhe kolegët socialistë i konstatojnë këto gjëra dhe i kuptojnë, ai tha se edhe brenda PS ka deputetë që janë kundër, por sipas tij nuk mund të ngrenë kokën kundër kryetarit.

Pra, sipas tij ka deputetë socialistë që janë kundër veprimeve të kryeministrit, por nuk mund të reagojnë se rrezikojnë karrigen e deputetit.

?Edhe kolegët socialistë i kanë këto shqetësime. Ka plot kolegë të PS që janë juristë të mirë, janë familjarë, por lufta për mbijetesë dhe servilizmi ndaj kryetarit të heq të drejtën e të menduarit ndryshe. Kjo cënon këdo, nesër do më cënojë edhe mua. Me këtë sistem ka për të pasur vetëm një urdhërues dhe gjithë të tjerët ekzekutues. Biles do vrapojnë të tregojnë se kush është ekzekutuesi më i mirë?-tha deputeti Përmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga