Connect with Us

“Denoncohet vjedhja monstruoze/ Të prekurit nga tërmeti detyrohen të dorëhiqen nga trualli”

Denoncim

“Denoncohet vjedhja monstruoze/ Të prekurit nga tërmeti detyrohen të dorëhiqen nga trualli”

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhjen për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po bën vjedhje mostruoze me trojet e banesave.

Qytetari ankohet se nuk mund të aplikojë për rindërtim, pasi i kanë kërkuar të dorëhiqet nga trualli i banesës së tij që ka në “Myslym Shyri”, ndërkohë që mund ta zhvendosin në një zonë të largët të Tiranës apo edhe më të varfër.

“Shkova për të aplikuar në njësinë bashkiake për rindërtim në kategorinë DS4. Shtëpia e pabanueshme e cilësuar nga ekspertët e shtetit. Dhe klauzola ishte që duhet të japësh dorëheqjen nga trualli dhe ndërtesa aktuale për të perfituar një tjetër në zonat ku do ndërtojë shteti. Pra të jap dorëheqjen nga shtëpia që kam në Myslym Shyr dhe të marr një në Kombinat ose në Fresk etj., totalisht pa sens. Kjo ishte platforma online që ka bërë Edi Rama, një mënyrë vjedhjeje me shkollë”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

LEXO EDHE:  Selena Gomezit i vjedhin “Instagramin”/ Postojnë foto nudo të Justin Bieber

Më tej, ai thekson se e ka anulluar aplikimin dhe kërkon që çdo qytetar ta rishikojë me vëmendje çfarë përfshijnë kategoritë DS4 dhe DS5./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Pazare mes ish-gruas së Ramës dhe KLGJ”/ Zbulohet skema mafioze?

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Institutit East-West dhe KLGJ, për menaxhimin e dosjeve gjyqësore, stoku i të cilave, sipas tij, për shkak të dështimit të reformes ne drejtesi ka arritur në mbi 100 000.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Instituti Esat-West që iu besua menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok te gjykatave të vendit në Shqiperi drejtohet nga ish bashkëshortja e e kryeministrit Edi Rama, Delina Fico, e cila aktualisht është bashkëshortja e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas Berishës, ky fakt ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pazare mes drejtueses së KLGJ dhe Delina Ficos.

A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100 000.

Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te takpaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.

Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-Ëest qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendshem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.

Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te Brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Akuza e Çamëve/ Rama na vodhi dy mandate

LEXO EDHE:  Shoferin e gjen “gjëma” në mes të Tiranës/I vjedhin makinën përpara syve dhe...

Më tej, ai thekson se duke emëruar në organet drejtuese familjarë dhe të afërm të ministrave të PS, “drejtësia shqiptare rilind e tëra si drejtësi e familjeve mafioze të narkoqeveritareve të sotëm.

Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.”-përfundon postimin e tij Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë!/ Marrëdhënien me vjehrrën e burrin ta bën ‘grurë’!

Publikuar

-

Nga

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë! Marrëdhënien me vjehrrën e burri ta bën ‘grurë’!

Në Fiks Farë mbërriti një denoncim për një fallxhore në Levan të Fierit e cila me anë të nuskave të kënduara të zgjidhte punë. Madje për ta bërë e dhe më të besueshme fuqinë e saj shkrinte plumbçe për të hequr të këqijat e të lidhte fatin.

Gazetarja e Fiksit u drejtua drejt Levanit të Fierit për të shkuar tek fallxhorja Vefi. Ajo hiqet sikur kandidon për deputete dhe kërkon të dijë nëse do të fitojë apo jo. Gjithashtu i shprehet Vefit se ka dhe probleme me burrin dhe vjehrrën.

Ajo i thotë Gazetares së Fiksit vetëm duke e parë që ka shumë sy dhe që përfolët shumë sidomos nga 3-4 persona. Më pas fallxhorja zotohet se i rregullon të gjitha si punën e deputetit ashtu edhe marrëdhëniet me burrin e vjehrrën. Vefi shkrin plumbçe që gazetarja të bëhet deputete dhe thotë ” Mos e përfol këtë deri sa të behët”, më pas me plumbçen e shkrirë ajo i pohon gazetares se do t’i japi edhe një nuskë të kënduar. Por këtë të fundit e bën vetëm vajza e saj dhe ndaj e telefonon dhe i thotë ta bëj gati.

Përsa i përket marrëdhënies vjehrre e burrë, fallxhorja e përgatit vetë nuskën dhe i thotë gazetares që ta vendosi burrit poshtë dyshekut. I jep edhe sheqer që vjehrra ta hajë e shkeli. Po ashtu që burrit t’i ecin punët ajo i jep sheqer të kënduar edhe për të shkrin plumbçe. Me të bërë gjërat ashtu siç ajo kërkon çdo gjë do rregullohet dhe gazetarja ta gëzojë vendin e deputetets në parlament.

Fallxhorja – Për vete do punohesh?
Fiksi – Për vete për burrin.
Fallxhorja –Ke marrë sheqer?
Fiksi – Jo nuk më tregoi të them të drejtën. Unë kam kandiduar për deputete
Fallxhorja – A të ectë mbarë!
Fiksi – Për Qarkun e Beratit. Jam në vendin e shtatë dhe dua që të fitoj
Fallxhorja – Ishalla, ishalla, ishalla don Zoti! Ule kokën e bllokuar del.
Fiksi – E bllokuar dal?
Fallxhorja – Me kë parti je?
Fiksi – Unë jam me një parti të vogël?
Fallxhorja – Do me shkruash.
Fiksi – Urdhro?
Fallxhorja – Do më shkruash të punojmë hërë pas here?
Fiksi – Po. Po kam edhe me burrin, kam sepse nuk e kam në terezi merret me punë të pista dua që ta nxjerr nga…?
Fallxhorja – Ajo situatë?
Fiksi – Nga ajo situatë ?
Fallxhorja –Ke foto të ti?
Fiksi – Në telefon se kështu jo?
Fallxhorja – Epo në telefon në telefon, ma jep ta shikoj. Edhe sy ka shumë.

LEXO EDHE:  Veliaj mesazh Bashës/ Fal një nga vilat që ke, pastaj eja apliko për të 5-tën

Fallxhorja flet në telefon me vajzën e vet se sipas saj dhe vajza shikonte dhe shkruante për të bërë mirë

LEXO EDHE:  Shoferin e gjen “gjëma” në mes të Tiranës/I vjedhin makinën përpara syve dhe…

Fallxhorja – Punon më ata të sajët të vetët ( vajza)
Fiksi – Aa ka ata të vetët ?
Fallxhorja – Po.Nuk dua ta ngarkojë shumë se dhe e vogël është .
Fiksi – Çfarë moshe ka?
Fallxhorja – 27( vjeçe)
Fiksi – 27 . Për kë e hodhe?
Fallxhorja – Për punën tënde dhe burrin. Ai mban gjë me vete të ja japësh burrit?
Fiksi – Të ja jap ta mbajë me vete?
Fallxhorja – Lërja poshtë dyshekut.
Fallxhorja – Ishalla ta zëri. T’i bëjmë një letër S… ne dhe lerja nën jastëk.
Fallxhorja –Këtë do e mbash për vete për punën tënde dhe do më shkruash.
Fiksi – Po
Fallxhorja –Tani këte e ke për të gjitha gjërat edhe punimet këtu do i mbash me vete. Ky sheqeri do marësh dhe një çikë ujë. Ti sheqerin do e mbash, këtë e ke për ata, do të bëj një çikë që ta kesh vetëm për vetën tënde.
Fiksi – Ishalla!
Fallxhorja – Këtë e ke një çikë për vjerrën dhe për burrin, hidhju nja dy kokrra ta shkelin.
Fiksi – Ta shkeli vjehrra
Fallxhorja – Do hashë 2-3 ditë dhe tjetrën do ta hashë ditët e fundit pak nga pak?
Fiksi – Ok.

Fallxhorja – Janë dy që duan të dinë çdo gjë, mos u shpreh shumë, se të bllokojnë. Po kështu të merren mend ty?
Fiksi – Po shpesh. Ma trego pak se jam kurjoze ta di atë të plumbçes ,si e shkrinë ka problem?
Fallxhorja –Jo. Ja bëhet kështu. Shiko plumbi ështe për të gjitha gjërat për të hequr sikletin, sy
Fiksi – Po
Fallxhorja- Është për t’u djegur , rralle punoj me plumbçe sa të rri një orë me një njeri dhe të ashtu kështu që s’e bën njeri punën që bëj unë asnjeherë, shumë rrall po qe më shumë nga 2 herë 3 herë më shum jo
Fiksi – Po po
Fallxhorja – Të gjejmë rrugëzgjidhje ishalla me këtë./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit, bëri pak ditë më parë, bëri një denoncim të fortë duke thënë se  “duart e krimit” janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.

Ai u shpreh se gupet kriminale të drogës paratë e pista po i pastrojnë me anë të tenderave që marrin nga Bashkia e Fierit.

Por sipas gazetarit Adriatik Doçi, nuk është vetëm Bashkia e Fierit, por edhe ajo e Lezhës që ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

LEXO EDHE:  Berisha pro djegies së mandateve

LEXO EDHE:  Shoferin e gjen “gjëma” në mes të Tiranës/I vjedhin makinën përpara syve dhe...

Doçi shton se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë.

“Jo vetëm Bashkia e Fierit, por edhe Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë sot në burg për trafik droge, kanë qenë subjekte të OFL-së dhe ligjit anti-mafia, ndërkohë që kompanitë e tyre marrin tendera dhe lidhin kontrata me Bashkinë e Lezhës.

Duket se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE