LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Coronavirus regjistron raste të reja/ Konfirmohen të prekur në Rusi, Gjermani dhe Angli

31 Janar 2020, 15:06, Kosova & Bota CNA
Coronavirus regjistron raste të reja/ Konfirmohen të prekur në

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Tajlanda, Koreja e Jugut dhe Rusia kanë konfirmuar rastet e para të personave të prekur nga coronavirus.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar dy raste në të njëjtën familje. Në Rusi po ashtu janë konfirmuar dy raste të tjera. Zv.kryeministrja Tatiana Golikova tha se janë identifikuar dy kinezë të prekur nga ky virus.

Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 4 raste të tjera, duke e dërguar numrin e viktimave në 11. Tajlanda ka regjistruar deri më tani vetëm një viktimë, konkretisht një shofer.

Ndërsa Gjermania raporton se sot nga ky virus është një  fëmijë, duke shënuar kështu 6 raste. Ministria gjermane bën me dije se të gjithë personat e prekur janë në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet gjermane po planifikojnë të marrin nga Kina reth 10 shtetas gjermane, të cilët nuk janë të prekur nga coronavirusi.

Disa shtete janë alarmuar dhe kanë shpallur gjendjen emergjente, ndërsa OBSH shpalli dje emergjencën globale, për shkak të numrit të  madh të të prekurve.

Deri më tani, mediat e huaja bëjnë me dije se numri i viktimave në nga coronavirus ka shkuar në 213./ CNA.al

Lajmet e fundit nga