LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllofi i Ramës për takimin me Yuri Kim/ Dy deklaratat që nxjerrin zbuluar kryeministrin

31 Janar 2020, 12:08, Politikë CNA
Bllofi i Ramës për takimin me Yuri Kim/ Dy deklaratat që nxjerrin

Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, qeveria vendosi ta kalojë paketën e AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar.

Por kjo deklaratë e Ramës bie ndesh me atë të ambasadës amerikane e cila bën me dije se takimi i ambasadors me kryeministrin ka qenë një takim prezantues.

Sipas njoftimit të ambasadës Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët.

Ndërkohë nga ana tjetër Rama deklaroi se pas takimit të mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim ishte koinçidencë e bukur mbledhja e mëvonshme qeverisë, ku kaloi paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar.

Ambasada amerikane në deklaratën e saj nuk ka përmendur aspak paketën AntiKÇK duke nxjerrë kështu bllok Ramën i cili i shton pas qeverinë, KÇK e c të gjejë para.
Amerika nuk gënjen kurse kryeministri ynë del zbuluar në gënjeshtrën e tij publike./CNA.al

Lajmet e fundit nga