LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni i IKMT për prishjen e banesave/ Qytetari: Policia bashkiake më tërhoqi zvarrë nënën, jam i dëmtuar

31 Janar 2020, 11:12, Aktualitet CNA
Aksioni i IKMT për prishjen e banesave/ Qytetari: Policia bashkiake më

Prej mëngjesit të sotëm IKMT ka nisur aksionin për shembjen e 10 banesave te ish-drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë.

Kjo ka shkaktuar tensione mes banorëve dhe policisë bashkiake pasi këta të fundit nuk lejojnë banorët të futen në banesa.

Një prej banorëve thotë se nuk ishin lajmëruar për aksionin, ndërsa shtoi se ishin njoftuar përmes një letre ngjitur në derën e tyre që lironin banesat.

?Kjo është prona e jona, e gjyshërve tanë që nga vitet 67. Është bërë kopsht aty, por ne nuk u kompensuam. Që nga 97 ne kemi jetuar aty. Ne na është kthyer toka, kemi 3 vendime gjykate. Para një muaj na vjen disa punonjës bashkiakë..na thonë se hapni një gjyq se e keni keq punën. Ne kërkojmë një afat që të lirojmë shtëpisë se kemi moblilje. Dje java na ka ardhur një letër, hajdutshe, ngjitur me derën, s?na është dhënë asnjë afat. Në këtë kafshëri që po bëhet këtu, e kuptojmë që e jemi të humbur. Këtu nuk do bëhet kopsht?Aty është për shumë lartë?.nejse. Ka pasur konfrontime. 2-3 persona janë dëmtuar. Nëna ime është tërhequr zvarrë nga forcat bashkiake. Unë jam i dëmtuar nga duart. Policia e rendit nuk ndërhyn?, tha banori për News 24.

Lajmet e fundit nga