Connect with Us

Tërhiqet mazhoranca/ Balla kërkon të shtyhet votimi për pakentën e censurës

Politikë

Tërhiqet mazhoranca/ Balla kërkon të shtyhet votimi për pakentën e censurës

Publikuar

-

Mazhoranca është tërhequr nga paketa e censurës për mediat, pas presionit të madh të ndërkombëtarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla, në foltoren e Parlamentit, ka kërkuar të shtyhet votimi për paketën e censurës, e cila u kthye në Kuvend nga presidenti Ilir Meta.

Balla tha se paketa duhet të votohet, pasi Komisioni i Venecias të japë një raport të plotë.

“Dekreti i Presidentit nuk ka të bëjë aspak me thelbin e ligjit, po është një qëndrim politik. Sapo ligji të ketë hyrë në fuqi do respektojë të drejtën e çdo qytetari. Ky është një ligj që respekton të drejtën e çdo qytetari dhe mbron fëmijën nga çdo lloj shfaqje në media dhe u them dhe gazetarëve që mbaron historia e informalitetit në media. Sapo më ka ardhur njoftimi nga Komisioni i Venecias që do marë në shqyrtim ligjin e medias me procedurë të përshpejtuar në sesionin 20-21 mars. Do i propozoja Kuvendit për ligjin e mediave audiovizive, jo për AKEP-in, të shtyjmë votimin e drekretit të Presidentit deri sa të shprehet Komisioni i Venecias ”, deklaroi numri 2 i PS-së.

Kujtojmë se Këshilli i Europës ka dërguar në Komisionin e Venecias ligjin e qeverisë Rama që synon censurimin e mediave dhe “Venecia” do ta shqyrtojë në muajin mars ku do të jepen edhe opinionet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç të shtunë të diel.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ PS-LSI, sherri i shtirur për kriminelët e tyre

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNAal

LEXO TE PLOTE

Politikë

Spartak Ngjela zbulon emrin e politikanit që do e rrëzonte sërish Lulzim Bashën

Publikuar

-

Spartak Ngjela zbulon emrin e politikanit që do e rrëzonte sërish Lulzim Bashën

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjatë për sa i përket ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura.

Ngjela shkruan se me lista të hapura, Sokol Olldashi do e rrëzonte sërish Lulzim Bashën në Partinë Demokratike,  teksa thekson se as Basha as Rama nuk e duan këtë.

Janë tre kërcënime që po i vijnë ndërkohë korrupsionit të lartë shtetëror: nga reforma në drejtësi, nga reforma antikorrupsion dhe nga reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Lulzim Bashën në Partintë Demokratike.

l.

Duhet të theksojmë se likuidimi i klasës së lartë politike si goditje kryesore do të vijë nga funksionimi i SPAK- ut, domethënë nga fillimi i hetimit gjyqësor kundër pushtetarëve të lartë: përkatësisht nga Byroja Kombëtare e Hetimit, nga Prokuroria e Posaçme dhe nga Gjykata e Posaçme.

Këtyre tani po iu shtohet edhe reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura, dhe prandaj çështja e likuidimit të tyre bëhet edhe më e plotë.

Prandaj, nëse opozita parlamentare qëndron për listat e hapura, atëherë SPAK- ut, që tani është kërcënimi i tyre antikorrupsion, i shtohet edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura.

Kjo na jep të kuptuar se, ata të korruptuar të lartë që mund të shpëtojnë nga SPAK – u, do të rrëzohen me anë të listave të hapura. Por, a e dinë ekspertët ndërkombëtarë këtë fakt? Sigurisht që ata janë të qartë dhe mendohet se, pikërisht për këtë, do ta përkrahin iniciativën e opozitës parlamentare, të cilën ata vetë e kanë inkurajuar për të mos e prishur Parlamentin me shpërndarje të tij.

ll.

As Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë nëse vendoset sistemi me lista të hapura. Dhe si rrjedhojë, do të rrëzoheshin edhe si kryetarë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Pikërisht me këtë arsye, me vendosjen e sistemit të listave të hapura, rrëzohet përfundimisht tirania partiake e dy kryetarëve të partive të mëdha, të cilët janë në krye të tyre jo me zgjedhje, por me uzurpim korruptiv.

lll.

Të dyja partitë e mëdha të Shqipërisë, PD dhe PS, nuk i kanë kryetarët e tyre rezultat i zgjedhjeve respektive në partitë e tyre, por si rezultat direkt i korrupsionit. Është forca e korrupsionit si blerje individësh ajo që i ka bërë kryetarë partish, që të dy: edhe Bashën, edhe Ramën.

Realisht, pikërisht ky është shkaku që nuk dalin dot deputetë me lista të hapura, sepse, në funksion të këtyre listave, bazat e partive do të zgjedhin individin me karrierë politike dhe jo flukset pa përkrahje që kanë implementuar në strukturat e partive të tyre Rama dhe Basha.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Mazhoranca e kapur “shah mat”, parlamenti ilegjitim

Për ta kuptuar edhe më qartë këtë, na duhet të theksojmë se, të dy këta kryetarë kanë ngjashmëri të plotë me njëri-tjetrin në ngritjen e tyre nëpër postet e tyre si pronarë të partive që përfaqësojnë.

Po, cili është ngjasimi i lansimit politik në karrierën politike të Ramës dhe Bashës?

1.Të dy këta po njëlloj, njëri pas tjetrit, eliminuan kongreset për zgjedhjen e kryetarit të partisë, duke futur skemën “një anëtar një votë”.

Kjo ndodhi, sepse kuptohet që këta nuk e manipulonin dot kongresin zgjedhor të partive të tyre për votën e kryetarit, ngaqë as Rama dhe as Basha nuk kishin lidhje organike me partitë që donin të rrëmbenin. Prandaj, kongreset partiakë, nuk do t’i zgjidhnin.

Kurse votimin “një anëtar një votë”, e manipulonin me bandat e tyre. Ashtu siç e manipuluan.

Të dy e kanë marrë partinë duke qenë më parë, njëri pas tjetrit, kryetarë të Bashkisë së Tiranës.

Të dy nuk kanë profesion që të njohin ose ligjin ose tregun, dhe janë manipulues të ngjashëm në blerjen e partive me leje ndërtimi. Në fakt Basha kishte edhe ndihmën e bandave të Saliut që i dhanë sigurimin e manipulimit të procesit partiak zgjedhor kundër Sokol Olldashit.
Por tani, me lista të hapura, si mendoni ju, Bashës nuk do t’i ringjallet Sokol Olldashi? E pra…

lV.

Por tani, që të dy këta kryetarë: edhe Rama, edhe Basha, janë drejt likuidimit: sepse, edhe nëse i shpëtojnë SPAK-ut, sistemi zgjedhor me lista të hapura i rrëzon që të dy si kryetarë të PD -së dhe PS -së.

Por kjo, në fakt, do të varet nga qëndresa e opozitës parlamentare. Nëse kjo opozitë qëndron, maxhoranca nuk i ka votat në Parlament. Kurse opozita parlamentare e ka interes kryesor për mbijetesën e saj këtë sistem. Pikërisht kjo është arsyeja që ajo nuk do të tërhiqet.

Ndërkohë, për arsyen Olldashi që përmendëm më lart, është kuptuar se më i shqetësuari për listat e hapura është Lulzim Basha. Ai po i luan të gjithë gurët që sistemi elektoral me lista të hapura të mos aplikohet; por shenjat janë që ai do të aplikohet, sepse mosvotimi parlamentar nga opozita krijon krizë të cilën nuk mund ta lejojnë ndërkombëtarët.

E pra: shqiptarët tani janë me shpresë, sepse me SPAK-un dhe listat e hapura do të çlirohen nga tirania korruptive e liderëve retrogradë që kanë shkatërruar mirëqenien e shqiptarëve në mbi njëzet e pesë vjet rresht.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha dhe Kryemadhi njohin Kuvendin/ Shpallin grupet parlamentare

Publikuar

-

Basha dhe Kryemadhi njohin Kuvendin/ Shpallin grupet parlamentare

Qëndrimi stoik i disa prej deputetëve të opozitës parlamentare për të mos hequr dorë nga kushti për hapjen e listave, duket se ka rikthyer skenarin e vjetër të marrëveshjes së partive të mëdha.

CNA.al mëson se PD dhe LSI, partitë që dogjën mandatet, pritet që sot të njohin parlamentin dhe të krijojnë grupime me deputetët që janë aty, deputetët të cilët i shpallën tradhtarë, 1 vit e gjysmë më parë.

Emrat që do të bashkohen për miratimin e Reformës Zgjedhore për të arritur 84 votat nga të dy grupet janë Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Besnik Troplini Lefter Maliqi, Suzana Topi e Gjetan Gjetani dhe argumenti i tyre i përbashkët përmblidhet me frazën cinike të artikuluar nga Artur Roshi: “Nuk është ajo që duam, por ajo që i duhet vendit”.

LEXO EDHE:  Ftesa për Fatos Nanon në Kongres/ Balla zbulon arsyen

CNA. al e bëri publike me herët nevojën dhe qëllimin e Lulit e Ramës për t’u bashkuar edhe njehëerë sipas interesit të tyre, ndërsa pjesë e kësaj loje është edhe Monika Kryemadhi e cila sot legjitimon kuvendin sërish. Pra, edhe njëherë konfirmohet ajo që CNA.al raportonte një vit më parë se djegia e mandatave ka qënë një lëvizje e tyre, duke u kujdesur të lënë disa emra, të tillë si Lefter Maliqi e Fatjona Dhimitri, të cilët duket qartë që më shumë se deputët të sulmuar nga opozita, janë vegla të Bashës e Kryemadhit. Por, vlen të theksohet se me 77 deputetët e mazhorancës dhe 6 emrat që dolën sot me qëndrimin pro votës së marrëveshjes së 5 qershorit, totali shkon 83! Kërkohet edhe i fundit për të ngritur një karton! /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE