LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të bashkohemi kundër shpopullimit, koha nuk pret më”/ Meta bën thirrjen e fortë

30 Janar 2020, 07:16, Politikë CNA
“Të bashkohemi kundër shpopullimit, koha nuk pret

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një thirrje të fortë, për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ndërsa reagon në lidhje me një shkrim të ?Monitor?, sipas të cilit, bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika, kreu i shtetit thekson nevojën imediate për të ndalur largimin e të rinjve.

Sipas Metës, zgjidhja e krizës politike dhe institucionale është domosdoshmëri.

?Të dashur qytetarë,
Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.

Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t?i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.
Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!

Shqipëria meriton një të ardhme të sigurtë!
Të bashkohemi kundër shpopullimit!
Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa.
Koha nuk pret!?-shkruan Meta në postimin e tij./ CNA.al

Bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika

Lajmet e fundit nga