Connect with Us

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkodër

Kronika

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkodër

Publikuar

-

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Shkodër, ku po zhvillohet një operacion për kapjen e personave, të cilët dyshohet se janë përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Sipas abcneës.al deri më tani janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, përveç Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 49- vjeçarit Prenga./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor pak minuta më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  “Mjeshtër” i arratisjeve nga burgu/ Kush është “pronari’ i kokainës” që porositi pengmarrjen e Jan Prengës

LEXO EDHE:  Tiranë/ Pako e dyshimtë poshtë automjetit, RENEA çaktivizon eksplozivin

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi  është kapur duke transportuar 34 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se pas finalizimit të operacionit të koduar “Krasta” është vënë në pranga shtetasi me inicialet V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.



Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për marrjen e masave për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorrin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor “Krasta”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

LEXO EDHE:  Reagimi i deputetit për vrasjen e Kacifas/ Po përdoret nga pseudo-patriotët

LEXO EDHE:  Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës zyrtarisht në SPAK/ Caktohen prokurorët e çështjes

K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat ndaj hotelit në Tushemisht/ Arrestohen në Tiranë dy persona

Publikuar

-

Nga

Të shtënat ndaj hotelit në Tushemisht/ Arrestohen në Tiranë dy persona

Dy persona të tjerë janë arrestuar në Tiranë për dy atentatet ndaj hotelit “Voloreka” në Tushemisht.

Mësohet se janë vënë në pranga A.Kaloshi dhe M.Berberi, të cilët ishin shpallur në kërkim për të shtënat e regjistruara më 1 dhe 8 gusht drejt hotelit.



Raportohet se me dy personat ndaluar sot, numri i të arrestuarve për këto ngjarje ka shkuar në 7.

LEXO EDHE:  Gazetari lëshon bombën/ Vrasja e Kacifas çështje shërbimesh, e kanë dërguar për tu vrarë

LEXO EDHE:  “Mjeshtër” i arratisjeve nga burgu/ Kush është “pronari’ i kokainës” që porositi pengmarrjen e Jan Prengës

Kujtojmë se mëngjesin e 8 gushtit dy persona të maskuar mbërritën me motor para hotelit dhe qëlluan me breshëri armësh drejt tij, por fatmirësisht nuk pati të lënduar edhe pse janë dëmtuar 6 makina luksoze./ CNA.al

LEXO TE PLOTE