Connect with Us

Roli i Ramës në filmin e Ermal Mamaqit/ Paloka: Ai bën palacon çdo ditë, duhet të turpërohemi

Politikë

Roli i Ramës në filmin e Ermal Mamaqit/ Paloka: Ai bën palacon çdo ditë, duhet të turpërohemi

Publikuar

-

Nën kryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, ku ka marrë pjesë si aktor edhe kryeministri Edi Rama.

Duke iu referuar komenteve të shumta nëpër rrjet, Paloka thotë se nuk ka ndërmend ta shohë këtë film më shumë për arsye estetike sesa politike.

“Disa shkruajnë se ka fyer Tropojën, disa se ka fyer gjithë Veriun e disa se ka fyer demokratët.
Une do t’ju thoja që askush prej këtyre grupeve nuk ka pse të ndihet i fyer nga palacolliqet e një palacoje sido që ta ketë emrin. Këtë herë e paskan vënë të bëj palacon në një produksion me pretendime artistike, ndërkohë që ai e ben palacon përdite në rolin e kryeministrit. Kjo është që duhet të na bëjë të ndjehemi të fyer, të gjithë shqiptarët pa përjashtim”, shkruan Paloka.

Sipas tij, duhet të ndjehemi të fyer e të turpërohemi me veten, që vazhdojmë të mbajmë kryeminister një qenie si Ramën.

LEXO EDHE:  Një herë Gjushi, një herë Gazi/ Një herë Rama, një herë Luli

“Rama nuk sillet si kryeministër po si fëmija adoleshent e i llastuar i ndonjë sheiku që plotëson tekat e tij duke përfituar nga posti që mban. Kryeministri i vendit më të varfer ne Evropë , të zhytur në krize totale, e të rënë në fatkeqësi, merr charterin për te takuar Ronaldon, hap ekspozita nëpër botë e gjen kohën për të luajtur dhe filma ( po të mos ishte kryeministër nuk do bente dot asgje nga këto se do ishte një dështak i rëndomtë e anonim, po meqë i ka rënë “fati” me këtë popull…”, shkruan mes të tjerash Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Rama: Paketa e re fiskale/ Sistem pa taksa për çdo investim në turizëm

LEXO EDHE:  Rama: Hap i madh përpara votimi në parim i Reformës në Drejtësi

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Censurimi i mediave/ Gazetari i “Bild” shpërthen ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Censurimi i mediave/ Gazetari i “Bild” shpërthen ndaj Ramës

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE