Connect with Us

Replika të forta në parlament/ Hajdari “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Politikë

Replika të forta në parlament/ Hajdari “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Publikuar

-

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka replikuar me tone të forta, sot në në seancën plenare me kreun e qeverisë, sa i takon ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve.

Deputetja Hajdari ka “vënë me shpatulla pas muri”, kryeministrin, për të cilin tha se sot po flet sikur nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri, ndërsa që sipas saj është ai përgjegjës për situatën në vend.

“E dëgjuat kryeministrin. Foli sikur s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Sikur s’ka qenë kryetar bashkie e nuk e di c’bëhet me ndërtimet pa leje. Akuzon për leje jashtë standardi, kate pa leje. etj. Por kush e ka fajin.. e kam unë?

Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Vangjush Dakon. Unë apo kryeministri në foltore.

Kush e ka fajin për gënjeshtrat që sot nuk ka parqe nuk ka lodra, janë kthyer në gropa për pallate. Kush e ka fajin për ata? Apo nuk flet për ata.. po merren me qytetarët që po ndërtojën 4 kate pa leje . Po ky është skandal.”-tha Hajdari.

Më tej, ajo akuzoi Ramën për shpifje, ndërsa theksoi se sot Shqipëria konkuron me Afganistanin dhe Sirinë.

LEXO EDHE:  “Kupton mo apo je pykë në diell?!”/ Mitro Çela zbulon çfarë i tha Koço Devole për poturet e Ramës

“Ke një vit që endesh në Evropë e merresh me egoizmin tënd, që s’ka mbarim. bën foto me Merkel, e të tjerë. Nuk ke të ngopur, do të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi. Mendon se këto takime do i ndryshojnë jetën qytetarëve. Janë ambicie personale që s’kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot.

Ti në raportin e tij thotë që jeni vendi më i korruptuar, me kë konkurojmë ne sot me Afganistanin, me Sirinë. Mos Shpifni. Thoini shqiptarëve të vërtetën. Keni betonizuar Tiranën, Durrësin, i keni dhënë kryebashkiakevë me të dhëna kriminale, e keni cuar këtë vend keq e më keq.

Ki pak ndërgjegje flit me shqiptarët sic duhet folur. Thoni se asnjë mur nuk ndërtohet sot pa rryshfet. Administrata është komplet e korruptuar.” iu drejtua Hajdari, Ramës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    30 Janar, 2020 at 12:58 pm

    O CNA ju lutem mjaft me tituj te tille! Rudina eshte vetem nje miilingone! Neqoftese nuk e dini kete keni probleme me inteligjencen! Renditja me Salen dhe Meten ju ben me medioker!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rikthehet stacioni te Ish-Treni?/ Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të fillojë punimet

Publikuar

-

Nga

Projektet për zgjerimin e hekurudhave në vend, me Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni dhe linjën që do të lidhte Shqipërinë me Greqinë, që parashikon nisjen e dy trenave në ditë

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.
Lajmi u bë i ditur nga z. Thimio Plaku, drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Procesi i Berlinit: forcimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal”, të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.
Kostoja totale e këtij projekti është 92 milionë euro, 40% e të cilës është kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 42% janë grante dhe 18% është kontribut kombëtar. Qëllimi i saj është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe portit kryesor të Durrësit (34.5 km) si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Rinas. Aktualisht procesi i prokurimit ndërkombëtar me dy faza është duke u zhvilluar. Afati i synuar për mbylljen e tij është muaji mars.

Plaku tha se ka një zhvillim në këtë projekt. Fillimisht ai parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm. “Ka filluar dizajni i detajuar për zgjatjen e hekurudhës nga Terminali i Transportit Publik në Stacionin Qendror të Tiranës, me një gjatësi prej 4 kilometrash”, tha Plaku.
Në fazën e mëtejshme pritet dhe elektrifikimi i hekurudhës nga Tirana në Rinas.

Si do të zhvillohen hekurudhat
Plaku tha se qeveria po punon për të shtrirë rrjetin e hekurudhave në vend, në linjë me prioritetet që Bashkimi Europian i ka dhënë zgjerimit të tyre.
“Kemi një sërë projektesh në rrjetin hekurudhor. Bashkimi Europian, për rrugët jep deri në 20% grante, ndërsa për hekurudhat deri në 50%, pasi promovon ndërtimin e rrjeteve hekurudhore”.
Po punohet për projektin e detajuar të hekurudhës Vlorë-Hani i Hotit, i cili pritet të përfundojë në nëntor 2020. Ky projekt mundësohet nga një grant 4.5 milionë euro i akorduar nga WBIF (Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor). Pas përfundimit të tij do të aplikohet te WBIF për një grant prej rreth 50% të investimit (140 milionë euro).

LEXO EDHE:  “Kupton mo apo je pykë në diell?!”/ Mitro Çela zbulon çfarë i tha Koço Devole për poturet e Ramës

LEXO EDHE:  "Akademia e prostatit"/ Rudina Hajdari nuk përmbahet më

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni, (Pan European Corridor VIII) është pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit Orient/East Med TEN-T Corridor. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës – Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te WBIF për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro). Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve. Plaku thotë se problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis.

Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë – Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).

Po kryhet një studim parafizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri – (Kapshticë/Kristalopigi) – Greqi në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi. Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar.
Z.Plaku tha se distancat e shkurtra hekurudhore dhe ngarkesat e vogla po pengojnë zhvillimin, ndaj prioritet janë distancat e gjata. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Europën./Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Rrezikon rikandidimin në Tiranë?/ Erion Veliaj sfidon hapur Edi Ramën

LEXO EDHE:  “Pandeli Majko i maskuar si Ndriu”/ Profesori i njohur i nxjerr "bojën" Ramës

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE