LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Racist, urrejtës, ofendues dhe përçarës”/ Avokati i njohur i “përvishet” Mamaqit

30 Janar 2020, 12:09, Politikë CNA
“Racist, urrejtës, ofendues dhe përçarës”/

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar kundër filmit të Ermal Mamaqit, ?I love Tropoja?, të cilin e cilëson si racist, urrejtës, ofendues dhe përçarës.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se ky është një film ofendues ndaj veriut, që sipas tij vjen nga ?Kinostudio Rilindja e re e ERTV?.

?Këta që heshtin për filmin racist, urrejtës, ofendues, përçarës kundër Veriut nga Kinostudio RILINDJA E RE e ERTV, janë po ata qelbësira që zhurmojnë dynjanë kundër “homofobisë” për një fjalë goje, që i thotë në nerva e sipër dikujt që nuk është as gay!
E mira e kësaj është që gjithë “aktivizmi” i shoqërisë civile ka humb përgjithmonë të drejtën morale për të mbrojtur LGBQtë nga diskriminimi përderisa heshti për gjëra kaq madhore që prekin një numër kaq të madh shqiptarësh!!!?-shkruan Goxhaj në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga