Connect with Us

Prokurori federal, Gjon Junçaj, flet për dosjet e bujëshme dhe hetimin nga SPAK

Politikë

Prokurori federal, Gjon Junçaj, flet për dosjet e bujëshme dhe hetimin nga SPAK

Publikuar

-

 

Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan që ndihmoi në kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, thotë se strukturat reja anti-korrupsion, si SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, do ta bëjnë shumë të vështirë për zyrtarët e lartë që të përfshihen në akte korrupsioni.

Në intervistën me gazetaren e radios amerikane VOA, Menada Zaimi, Zoti Junçaj u përgjigjet pyetjeve mbi rolin që duhet të luajë SPAK-u në raport me disa nga dosjet më të bujshme në Shqipëri, të mbyllura ose në proces hetimi.

I pyetur rreth pritshmërisë së publikut për “pastrimin e shtëpisë” nga korrupsioni, prokurori Junçaj dha përgjigjen e mëposhtëme:

 “Le të jemi të qartë për diçka. Ajo që ka nisur nga puna është zyra e Prokurorit të Posaçëm. SPAK-u është më shumë se kaq. Ne kemi gjithashtu nevojë për Byronë Kombëtare të Hetimit, krahu hetues i SPAK-ut, si dhe gjykatat e SPAK-ut. Ky është SPAK-u! Nuk është vetëm tetë apo 10 prokurorë, është më shumë se kaq. Mendoj se ky është një hap i parë i rëndësishëm, për të cilin u desh shumë kohë për të arritur deri këtu. Por po aq e rëndësishme mendoj është, nëse pyesni prokurorët në Shtetet e Bashkuara ose në Shqipëri, ata do t’ju thonë se kemi nevojë për këta hetues dhe ky është hapi tjetër që duhet të presim. Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit do të jenë atje për të ndihmuar në këtë proces”.

Mirëpo a mund të funksionojë SPAK pa u ngritur ende Byroja Kombëtare e Hetimit(BKH), një tjetë strukturë e rendësishme në luftën ndaj korrupsionit të lartë zyrtarë?

LEXO EDHE:  Prokurori me pasuri të dyshimtë/ Nën hetim nga Krimet e Rënda për korrupsion

” Mund të funksionojë, por ne presim që ajo të funksionojë më mirë me të sapo trajnuarit, hetuesit e rinj që do të bëhen pjesë e BKH-së. Sigurisht që mund të funksionojë. Duhet të kemi parasysh gjithashtu se kjo është një strukturë e re që trashëgoi të gjitha rastet që kishte Prokuroria e Krimeve të Rënda, pra ata nuk po fillojnë gjithçka nga e para. Ata gjithashtu duhet të zbatojnë rregullat e tyre të brendshme, duhet të kuptojnë se si të veprojnë më mirë si një strukturë e re prokurorie. Jam i sigurt që populli shqiptar do të donte të shihte rezultate që në ditët e para, por pritshmëritë duhet të jenë që në planin afatgjatë, në muajt dhe vitet në vazhdim, ata do të kenë një zyrë prokurorie që do t’u shërbejë atyre më mirë sesa ajo që ishte më parë”, ka qenë përgjigja e prokurorit federal amerikanë me origjinë shqiptare.

“A prisni që këto struktura të krijohen së shpejti?”ka qenë pyetja vijuese e VOA-s, për të cilën Junçaj është shprehur:

Di që po kërkojnë prokurorë të rinj dhe mendoj se afati po afrohet. Drejtuesi i ri i SPAK-ut ose Prokurorisë së Posaçme z. Kraja duhet të zgjedhë me të tjerë, kreun e ri të BKH-së. Pra këto hapa po hidhen dhe natyrisht është e lehtë të thuhet, le të presim! Duhet të presim dhe t’i japim kohë që të ngrihet”…

?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ministrja Nikolla, po mbjell injorancë dhe korrupsion kudo

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ministrja Nikolla, po mbjell injorancë dhe korrupsion kudo

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  “Do kemi kohë të bisedojmë”/ Lefter Alla përfundon dëshminë në SPAK

LEXO EDHE:  Zgjedhje të parakohshme?/ Ngjela zbardh planin e errët të Ramës

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE