LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në Kuvend/ Murrizi me deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Hysi ndërpret seancën

30 Janar 2020, 13:12, Politikë CNA
Plas në Kuvend/ Murrizi me deputetët e opozitës bllokojnë

Një debat i fortë ka plasur sërish në seancën e sotme parlamentare pak çaste më parë.

Deputeti Myslim Murrizi nuk ka lejuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn që të prezantojë amnistinë dhe ka bllokuar foltoren e Kuvendit.

Tensioni është krijuar në momentin kur drejtuesja e seancës parlamentare Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendjen për gjuhën e përdorur dhe i ka ndërprerë fjalën.

Punonjësit e gardës i janë afruar Murrizit dhe i kanë kërkuar t?i lërë vendin ministres, por disa deputetë të opozitës kanë shkuar në foltore dhe i kanë dalë në krah opozitarit.

Ndërkohë, Hysi ka ndërprerë seancën me një pushim 5 minutësh sa të qetësohet situata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga