LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës/ Zbardhen procesverbalet e ndalimit dhe dëshmia e Elton Hajrit

30 Janar 2020, 19:37, Kronika CNA
Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës/ Zbardhen procesverbalet e ndalimit dhe

Elton Hajri, kushëriri i vëllezërve Altin dhe Leonard Hajri u arrestua pasi sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës rezulton se furgoni i cili u regjistrua nga kamerat e sigurisë ndërsa transportonte Jan Prengën në afërsi të kompleksit Golden në Shijak, është në pronësi të tij.

Sipas policisë të paktën nga verifikimi i letrave ka rezultuar se fugoni tashmë i sekuestruar, rezulton në pronësi të Elton Hajrit.

Gjatë marrjes në pyetje Hajri ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se për herë të fundit në kompleksin ?Golden? në Shijak ka qenë para katër vitesh.

Bëhet me dije se ai ka deklaruar në polici se ka punuar katër vjet më parë te kushërinjtë e tyre si kamarier dhe s?ka lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, abcneës.al ka siguruar procesverbalet e ndalimit të Leonard dhe Bajram Hajrit, që janë babai dhe vëllai i Altin Hajrit, të akuzuar si një ndër porositësit e pengmarrjes së Jan Prengës.
Në procesverbal, oficeri i policisë gjyqësore radhit akuzat dhe arsyetimin ligjor për ndalimin e tyre, ndërsa Leonard Hajri shkruan se nuk është dakord me asgjë çfarë thuhet aty.

Lajmet e fundit nga