Connect with Us

 PD dhe “ping-pongu” i SPAK, me dosjen 184?/  Prokurori federal amerikan jep versionin ligjor   

Politikë

 PD dhe “ping-pongu” i SPAK, me dosjen 184?/  Prokurori federal amerikan jep versionin ligjor   

Publikuar

-

Në intervistën e dhenë për radion amerikane VOA, prokurori federal i SHBA, me origjinë shqiptare, Gjon Junçaj, ka folur edhe për dosjen 184 dhe “ping-pongun” që po luhet me të nga ana e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion .

Lidhur me trajtimin që po I bën kjo njesi e re hetimi kësaj dosjeje, VOA e pyeti prokurorin Junçaj rreth faktit se , së fundmi PD ka ngritur dyshime për përfshirjen e përfaqësuesve të PS dhe zyrtarëve  të qeverisë në trafikimin dhe blerjen e votave në Dibër, arsye kjo që SPAK-u i’a riktheu çështjen zyrës lokale të prokurorisë. Ka ndodhur kjo, vlerëson PD, ndërkohë që ky rast duhet të hetohet nga SPAK-u, sepse ai përfshin zyrtarë të lartë”. Aq më tepër që blerja e votës ka qenë në themel të krizës politike në vend.

“ Pa komentuar këtë rast të veçantë, nuk duhet të harrojmë se SPAK-u nuk është e vetmja zyrë prokurorie në Shqipëri. Mandati i SPAK-ut është të shkojë pas krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe në këtë hetim të veçantë, nëse ka pretendime dhe indicie për korrupsion në nivelin politik, atëherë sigurisht që SPAK-u duhet ta ndjekë këtë, kjo nuk do të thotë që nëse rasti i transferohet një zyre më të ulët të prokurorisë ky është domosdoshmërisht një veprim i gabuar. Nuk e di përgjigjen nëse duhet të ishte bërë apo jo. Por ajo që është e rëndësishme është se prokuroria dhe çdo qytet tjetër, pavarësisht nëse është Dibra, Durrësi apo të gjithë ata prokurorë nën drejtimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm z. Çela, edhe ata kanë një punë për të bërë. Të mos harrojmë se çështjet nuk fillojnë gjithmonë në një zyrë të nivelit të lartë të prokurorisë. Mund të jetë një çështje lokale në Dibër, në Shkodër….ku është hetuar për shpërdorim detyre ose për një rast mashtrimi financiar dhe ndërsa hetimi përparon ata e kuptojnë se kemi të bëjmë me rast korrupsioni dhe këto raste janë menduar të transferohen në SPAK. Pra gjithçka që mund të them është, pa e komentuar rastin në fjalë, sepse nuk e njoh, nuk është vetëm SPAK-u që duhet të bëjë punën e vet, por janë të gjitha zyrat e tjera të prokurorive lokale. Në fund të ditës, ata duhet të punojnë së bashku”.

 “Edhe kur prokuroria lokale thotë se nuk mund të hetojë këtë rast duke shpallur moskompencën për ta bërë atë dhe ia ka kthyer çështjen SPAK-ut?” ka këmbëngulur në pyetje VOA.

LEXO EDHE:  “Nuk e fitojnë këtë dava”/ Paralajmëron Ngjela: Do ikin një nga një

Nuk dua t’i gjykoj vendimet e prokurorëve, janë ata që vendosin, se ku duhet të shkojë një çështje. Por gjëja më e rëndësishme është që zyra e prokurorit dhe hetuesit duhet të bëjnë përpara me çdo hetim ku ekzistojnë pretendime të ligjshme për krim, nëse bëhet fjalë për blerje votash apo gjëra të tjera”, ka qenë përgjigja e prokurorit federal Gjon Junçaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  “Nuk e fitojnë këtë dava”/ Paralajmëron Ngjela: Do ikin një nga një

LEXO EDHE:  Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e "prokurorit të kokainës"

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Prokurorët e skandaleve/ SPAK dështon ende pa u ngritur

LEXO EDHE:  U kap duke thithur drogë/ Lefter Alla thirret nga SPAK

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE