LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa e censurës në plan të dytë/ Lubonja “shuplakë” mazhoracës: Ka qëllim të mbrapshtë

30 Janar 2020, 20:26, Politikë CNA
Paketa e censurës në plan të dytë/ Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar tërheqjen e mazhorancës për paketën e censurës, deri në marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias.

Lubonja tha se ky sistem është për të mirën e pushtetit dhe jo për të mirën e mediave.

?Nuk mendoj se ky ligj u bë për të mirën e mediave. Ai ligj duhet parë në kontekstin e sjelljes së kryeministrit ndaj medias, me problemet e mëdha që ai ka mediat si pasqyrë e realitetit. Pra, nuk duhet parë jashtë kontekstit ndaj gjyqeve që ka hapur Rama. Nuk duhet parë jashtë kontekstit të ERTV, që është televizioni që shpërndan të vërtetën shqiptareve sipas kryeministrit?, u shpreh ai në emisionin ?Real Story?.

Analisti e lexon këtë veprim si një moment ku mazhoranca mendon ?hajt se do ja hedhim prap?.

?Kur ke qëllim të mbrapshtë nuk ka, një ligj i mirë bën keq, por kur ke një qëllim të mirë edhe një ligj i keq bën mirë. Ideja është se ka një qëllim të mbrapshtë?, theksoi Lubonja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga