Connect with Us

Operacioni blic në Shkodër për pengmarrjen e Prengës/ Policia jep detaje

Kronika

Operacioni blic në Shkodër për pengmarrjen e Prengës/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Policia e Shtetit jep detaje për operacionin e sotëm në qytetin e Shkodrës, i cili u blindua nga forca të shumta të RENEA-s.

Blutë raportojne se kontrollet u ushtruan në sajë të operacionit “Resorti”, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e Jan Prengës, të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, si dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së shtetasit J. P.

Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Punonjësi humbi jetën teksa punonte në pusetë/ Arrestohet përgjegjësi i ujësjellësit

Ndërkohë, raportohet se Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë  e Tiranës, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia kërkonte hajdutin / Kapet mat adoleshenti shqiptar me 5 mijë euro kokainë me vete

Publikuar

-

Nga

Policia italiane arreston shqiptarin

Policia italiane ka arrestuar një 17 vjeçar shqiptar pasi u kap me një sasi kokaine me vete.

Raportohet se kapja e tij u bë në stacionin Vado Ligure ku karabinierët po ushtronin kontroll në stacionin hekurudhor dhe zonat përreth pasi ishin vënë në kërkim të një të riu hajdut i cili i kishte vjedhur një zonje të moshuar një sasi eurosh.

Por ndërsa kërkonin hajdutin ata vunë re sjelljen e dyshimtë të adoleshentit shqiptar që po hipte në autobus. Ai ju nënshtrua kontrollit policor dhe rezultati justifikoi nervozitetin e tij pasi iu gjetën 50 gram kokainë e pastër.

LEXO EDHE:  Punonjësi humbi jetën teksa punonte në pusetë/ Arrestohet përgjegjësi i ujësjellësit

LEXO EDHE:  Gjendet predhë luftarake pranë burgut të Peqinit

Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e më shumë se pesë mijë eurove./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shqipëria “e blinduar” nga policia / Kontrolle të befasishme në gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit.

Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal.
Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive-Regjim nazist në Korçë/ Terror qytetarëve

LEXO EDHE:  Ishte dënuar me 7 vite burg/Kapet në Krujë 35-vjeçari, emri

Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Aksident i frikshëm në Tiranë, përplasen tre makina

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.  Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kthesës së Kamzës, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lëvizja e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira nv aksident.


LEXO TE PLOTE